GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërkoi lirimin nga qelia, shtyhet seanca për Safet Gjicin

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Kërkoi lirim nga qelia, ndërpritet seanca për Safet Gjicin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan, u zhvillua këtë të hënë seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ka kërkuar të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.

Seanca u shty për më datë 31 janar 2025, në orën 10:00, pasi ekspertët e mjekësisë ligjore nuk iu përgjigjën të gjitha pyetjeve të prokurorit.

Vetë Gjici nuk ishte i pranishëm në seancë, por përfaqësohej aty nga avokati mbrojtës Markeljan Jança. Po ashtu, organi i akuzës ishte i përfaqësuar nga prokurori Ledian Tema. Ekspertët mjekoligjorë nuk u paraqitën, por akti i ekspertimit u dorëzua përmes postës.

Sipas aktit të ekspertimit, ekspertët mjekoligjorë nuk i janë përgjigjur pyetjes nr. 10 të gjykatës, e cila kërkonte informacion mbi terapinë efektive për kërkuesin dhe mundësinë e trajtimit të tij në institucionin aktual.

Për këtë arsye, gjykata vendosi që akti i ekspertimit të plotësohet me përgjigjen për këtë pyetje.

Gjykata kërkoi gjithashtu që Shërbimi i Provës të hartojë një Plan Individual për kërkuesin, me objekt “Qëndrim në Shtëpi”, dhe ta dorëzojë brenda një periudhe dy javore.

Në përfundim, gjykata vendosi që seanca e ardhshme të mbahet më datën 31 janar 2025, ora 10:00, për të mundësuar kohën e nevojshme për përgatitjen e planit dhe për të marrë përgjigjet e ekspertëve mjekoligjorë.

Etiketa: Safet Gjici

Lajme të lidhura

Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë
Aktualitet

Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

12:09 - 22/10/26
Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

11:52 - 22/10/26
A keni menduar të jepni dorëheqjen? Berisha: Nuk ndodh kurrë, do të thotë të forcosh Ramën!
Aktualitet

A keni menduar të jepni dorëheqjen? Berisha: Nuk ndodh kurrë, do të thotë të forcosh Ramën!

11:50 - 22/10/26
Para
Nuk është hapur ende merkato, Tirana zyrtarizon largimin e parë

Nuk është hapur ende merkato, Tirana zyrtarizon largimin e parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë
Aktualitet

Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

12:09 - 22/10/26

Vijon protesta e studentëve dhe pedagogëve përpara godinës së Kuvendit, pavarësisht se seanca plenare ka përfunduar pas më shumë se...

Lexo më shumë
Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

11:52 - 22/10/26
A keni menduar të jepni dorëheqjen? Berisha: Nuk ndodh kurrë, do të thotë të forcosh Ramën!

A keni menduar të jepni dorëheqjen? Berisha: Nuk ndodh kurrë, do të thotë të forcosh Ramën!

11:50 - 22/10/26
Berisha: Do jemi zëri i kërkesave të studentëve! Ky është parlamenti i krimit, ku Balla mbetet krimineli më i rrezikshëm

Berisha: Do jemi zëri i kërkesave të studentëve! Ky është parlamenti i krimit, ku Balla mbetet krimineli më i rrezikshëm

11:45 - 22/10/26
Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

11:27 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com