GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg Oltion Bistrin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg Oltion Bistrin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për Oltion Bistrin, ish-shefin e operacionales, i cili u arrestua në 27 korrik 2023, në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.

Bistri përmes avokatit, ankimoi vendimin e GJKKO, që caktoi ndaj tij masën e arrestit në burg. Kjo kërkesë u rrëzuar ditën e sotme nga gjyqtarja Saida Dollani.

Oltian Bistri rezulton të ketë mbajtur detyrën e shefit të Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ndërsa në korrik 2021 u emërua drejtori i Policisë së Durrësit, detyrë që e mbajti për disa muaj. Më tej, Bistri u transferua drejtues në Lezhë, ndërsa më pas mori emërimin në krye të Forcës së Posaçme Operacionale.

SPAK zbardhi një vrasje dhe tri tentativa vrasjesh falë bisedave të grupeve kriminale të kryera në aplikacionet ‘SKY’ dhe ‘Encro chat’, ku u zbulua se ish-shefi i Operacionales, komunikonte me biznesmenin Pëllumb Gjoka, (i arrestuar) pasi ushtronte veprimtari të lojërave të fatit në Tiranë në mënyrë të kundraligjshme.

Ish Shefi i Operacionales, i tregon sesi ka hyrë ‘mik’ që të mbante fjalën e tij dhe kazinoja e Pëllumb Gjokës mos të prekej. Në disa prej bisedave të dala nga dosja, ku Gjoka dhe Bistri komunikonin në ‘Sky’, duket se Bistri shërbente si informatori i gjithçkaje çfarë ndodhte në godinën e Policisë së Shtetit.

SPAK ka sekuestruar 3 apartamente të Oltion Bistrit në Tiranë, 2 prej tyre me sipërfaqe përkatësisht nga 400 m2, dhe me vlerë totale 400 mijë euro. Po ashtu ka sekuestruar edhe një apartament me sipërfaqe 110.6 m2 me çmim shitje 50300 euro po në Tiranë.

Bistrit i janë sekuestruar edhe dy dyqane. Një dyqan me sipërfaqe 125 m2 me çmim total prej 300 mijë eurosh i ndodhur në Tiranë, si dhe një tjetër dyqan me sipërfaqe 95 m2 me vlerë 230 mijë euro po në Tiranë.

Etiketa: Apeli i GJKKOOltion Bistri

Lajme të lidhura

Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë
Aktualitet

Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë

18:05 - 23/10/26
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm thirrje sipërmarrësve: Ulni qepenat, bashkohuni me studentët!
Aktualitet

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm thirrje sipërmarrësve: Ulni qepenat, bashkohuni me studentët!

17:25 - 23/10/26
Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare
Aktualitet

Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

16:49 - 23/10/26
Para
Aktori Malkja: S’mbulohet vjedhja me mbylljen e dritareve

Aktori Malkja: S’mbulohet vjedhja me mbylljen e dritareve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter
Sport

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26

Të premten pasdite (sot), një helikopter i ambulancës ajrore mbërriti në fushën stërvitore të Bayern Munich për trajnerin Vincent Kompany,...

Lexo më shumë
Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë

Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë

18:05 - 23/10/26

Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare

17:51 - 23/10/26
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm thirrje sipërmarrësve: Ulni qepenat, bashkohuni me studentët!

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm thirrje sipërmarrësve: Ulni qepenat, bashkohuni me studentët!

17:25 - 23/10/26
Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

17:04 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com