GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Kërkoj hetim ndërkombëtar’/ Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama

13:32 - 25/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Kërkoj hetim ndërkombëtar’/ Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama, se ka shndërruar dy nga klubet më të mëdha sportive në vend, Partizanin dhe Dinamon, në struktura të përdorura për interesa personale dhe mafioze. Në konferencën për mediat, Berisha deklaroi se klubet përdoren për pastrim parash dhe aktivitete të lidhura me bastet sportive.

Ai theksoi se Klubi Dinamo pasi i morën 75 mijë metër katrorë tokë, e transferuan në Durrës.

“Çështja tjetër që dua të sjell këtu është çështja e klubit Dinamo. Klubi Dinamo, pasi i morën 75 mijë metër katrorë tokë, ia plaçkitën, e transferuan në Durrës për Ergys Agasi City. Klubin Dinamo e kishte më parë një Paskuçi, në mos gaboj unë, është një tregtar i vjetër kafeje. Këtij, në mënyrat që i dinë vetë këta, e detyruan të shesë aksionet. Po kush janë blerësit e aksioneve? Ergys Agasi dhe Soto Jr. Por, de facto është Ergys Agasi dhe pas saj vjen Agasi Manchester City. Pas kësaj vjen Agasi Akademia e Futbollit. Pra, shikoni se si kreu i Meduzës, se si kreu i organizatës kriminale, akaparoi dy klubet e mëdha sportive të vendit. Me Olsin, klubin Partizani që lajnë paratë nga mëngjesi në darkë. Me Gysin, klubin Dinamo. Manchester City.

I bëj thirrje federatës ndërkombëtare të futbollit të ndërmarrë një hetim urgjent ndërkombëtar për çmontimin e këtyre strukturave sipermafioze që kanë pushtuar dy klubet prestigjioze me histori të pamohueshme në futbollin shqiptar dhe që përdoren në funksion të interesave strikt mafioze të familjes Rama. Të familjes së Edi Ramës. Këtu janë të gjitha dokumentet e këtyre transaksioneve dhe veprimeve.

Në çdo hap shkelje ligjore dhe mafioze për të cilat sigurisht do paraqiten para organeve të drejtësisë, por hetimi ndërkombëtar është i domosdoshëm. Klubi Dinamo është një pasuri e madhe, dhe klubi Partizani janë në vetvete pasuri kombëtare, shfrytëzohen nga Olsi dhe Agasi. Rastësi është kjo që familja Rama ka shtënë në dorë të dy klubet? Jo! Aty lahen paratë e drogës në të dyja. Aty janë kthetrat e mafies mbi bastet sportive dhe bastet e tjera. Dënoj këtë veprimtari kriminale të familjes Rama dhe tentakulave të saj,“ tha Berisha.

Etiketa: agasiberishadinamo

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar aksidentohen për vdekje
Aktualitet

Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar aksidentohen për vdekje

14:40 - 25/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Spiropali: U habita që largimin tim e paralajmëroi Berisha, reagon kryedemokrati: E ke nga Balluku!
Aktualitet

Berisha: Spiropali kërkon debat në shpellën e mafies, kur Skënderbuçi i saj është Lubia me pantallona

14:25 - 25/03/26
Para
“Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive

“Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar aksidentohen për vdekje
Aktualitet

Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar aksidentohen për vdekje

14:40 - 25/03/26

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Schramberg, Gjermani dhe një nënë dhe djali i saj 3-vjeçar kanë humbur...

Lexo më shumë
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Spiropali: U habita që largimin tim e paralajmëroi Berisha, reagon kryedemokrati: E ke nga Balluku!

Berisha: Spiropali kërkon debat në shpellën e mafies, kur Skënderbuçi i saj është Lubia me pantallona

14:25 - 25/03/26
Tjetërsimi i tokave në Livadhe të Himarës, GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro!

Tjetërsimi i tokave në Livadhe të Himarës, GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro!

14:10 - 25/03/26
“Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive

“Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive

13:38 - 25/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com