GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kërkon t’iu mbyllë gojën? Manastirliu iu jep 1 mld lekë tender firmës së Petrit Vasilit dhe nipit të Vilma Nushit

10:51 - 12/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërkon t’iu mbyllë gojën? Manastirliu iu jep 1 mld lekë tender firmës së Petrit Vasilit dhe nipit të Vilma Nushit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Ogerta Manastirliu ka gjetur mënyrën se si t’iu mbyllë gojën kundërshtarëve, që këta të fondit të mos denoncojnë skandalet e qeverisë dhe aferat në shëndetësi. Të gjithë e kemi vënë re se gjatë pandemisë deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe çdo ditë denonconte abuzimet e Ogerta Manastirliut. Vasili po hesht për tenderin 54 milionë Euro me objekt  blerje ilaçesh, që ministresha ka hapur para 1 muaji dhe po e bën çdo 3 ditë, duke zhvatur nëpërmjet furnizimeve fiktive me ilaçe e materialeve mjekësore të skaduara, që merr nga firmat private. Epo kjo heshtje e Vasilit nuk është edhe aq për t’u çuditur po të shohim tenderët pa garë që ka rrëmbyer kompania e tij së fundmi. Në muajt e fundit ai ka marrë të paktën nga një tender “dhuratë” nga Manastirliu përmes kompanisë së tij “Megaphrama Shpk”.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Loti 3 Bortezomib”, i cili është kap vlerën 1 miliard lekë . Ky tender është dhënë pa garë, duke shkelur ligjin dhe cenuar konkurrencën në treg. Sipas të dhënave të dokumentet në garë kanë marrë si pjesa si bashkim operatorësh Endrit Hido nipi i i oligarkes së koncesionit të Check Up, Vilma Nushit, me kompaninë e tij TRIMED dhe oligarku i ilaçeve, farmacive Eduard Curraj i Delta Pharma, dhe kompania “Megaphrama Shpk”.

Asnjë kompani tjetër nuk ka shfaqur interes dhe Manastirliu pa zhvilluar garë e ka dhënë tenderin në gojën e “3 ujqërve” të tenderëve. Ndërsa kujtojmë që Endit Hido dhe Eduard Curraj janë përfshirë në disa skandale për tenderët në shëndetësi, vlen të ritheksojmë se pas “Megapharma” qëndron deputeti Petrit Vasili. Në firmën “Megapharma shpk”, deputeti Petrit Vasili ka 60% pronësi, të fshehur pas djalit të dajës, Rasim Hamzaraj, i cili ka 4 dosje penale me vlerë totale 30 milionë Euro, për mashtrim me kontratat e ilaçeve e vaksinave, kur Petrit Vasili ishte Ministër Shëndetësie dhe për 11 milionë Euro gjatë viteve 2018-2021.

Më tutje evidentohet se, Tenderi është shënuar me “Flamur të Kuq” për mungesë Konkurrence. Që do të thotë se grupi i oligarkëve kanë hyrë në garë të sigurt se do i fusin paratë e popullit në xhep. Nuk kishte si të ndodhet ndryshe pasi Hido dhe Curraj janë tashmë dy miqtë besnik të Manastirliut për tenderë, ndërsa “Megapharma” jep përgjigjen përse Vasili po hesht përballë skandaleve në shëndetësi Po pavarësisht këtyre skandale, Manastirliu nuk mund të vepronte ndryshe, pasi i ka “borxh” Vasilit dhe ky i fundit duket se e ka shijuar këtë dhuratë. E si të ndodhte ndryshe, ku ministrja e ka zgjidhur qesen dhe po e mbulon me tendera Petrit Vasilin.

Manastirliu merr “me të mira” Titin

Me sa duket Manastirliu ia ka gjetur pikën e dobët Vasilit dhe po e merr atë “me të mira” duke i dhënë firmës së tij “Megapharma Shpk”, 2.5 milionë Euro për ilaçe gjatë muajit korrik 2022.

Çekun e fundit 540 milionë lekë me TVSH, Ogerta Manastirliu ia ka dhënë më 29 korrik 2022, nëpërmjet 3 tenderëve, duke e shpallur firmën “Megapharma Shpk”, fituese pa garë e me të dhëna false.

Sipas informacionit, firma e Petrit Vasilit është në listën klientelist të tenderit të ilaçeve, për të marrë dhe pjesën tjetër prej 2 milionë Euro, që i ka premtuar Ogerta Manastirliu, si një bakshish në këmbim të heshtjes. Tashmë na mbetet të pyesim Petrit Vasalin nëse marrja e këtyre tenderëve pa garë në Shëndetësi është po aq batërdi sa abuzimet e tenderët në sektorët e tjerë?/Esmeralda Hida/

 

 

 

 

 

Etiketa: currajkryesore2ManastirliuPetrit VasilitenderVilma Nushi

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Ngriti dronin “kuqezi” në Beograd, Gjykata lë të lirë Ballist Morinën

U arrestua për armëmbajtje pa leje, Apeli në Durrës vendos për Ballist Morinën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com