GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Kërkuan mjek të specializuar”/ Denoncohet tenderi për pastrimin e Kavajës, e mori nipi i Sadri Abazit

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kërkuan mjek të specializuar”/ Denoncohet tenderi për pastrimin e Kavajës, e mori nipi i Sadri Abazit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy javë më parë redaksi e Gijotina.com ka denoncuar tenderin e zhvilluar në shkelje nga Bashkia Kavajë, për t’i dhuruar 5 miliardë lekë biznesmenit Arbër Abazi. Ky i fundit është nipi i ish-deputetit yë PS-së, Sadri Abazi. Me pak fjalë, tenderi ishte hartuar për të favorizuar miqtë e kryeministrit Rama. Këto shkelje sot kanë shkruar edhe në dorën e Komisionit të Prokurimeve Publike, pasi një nga kompanitë e interesuara ka bërë denoncim.

Bëhet fjalë për prokurimin “Shërbimi i pastrimit të qytetit Kavajë dhe Njësive Administrative Synej, Luz i Vogël e Helmas”, për të cilin janë vënë 5 miliardë lekë . Gijotina.com ka publikuar dokumentet më herët që tregojnë se tenderi është dhënë pa garë, pasi dy ofertat e tjera janë skualifikuar me argumente burokratike, edhe pse ishin më ekonomike. Ndërkaq, në klasifikimin e Open Data tenderi vazhdon të mbajë “flamurin e kuq” për shkak të mungesës së konkurrencës. Por tashmë është një nga operatorët që nxjerr zbuluar të palarat e tenderit të për pastrimin e Kavajës.

Denoncimi

Në ankesën e operatorit Korsel shpk & Cogren shpk theksohet se kriteret cenojnë konkurrencën e lirë dhe janë diskriminuese për faktin që Autoriteti Kontraktor kërkon CV, certifikata specializimi, librezë pune dhe diplomë të një mjeku të përgjithshëm. Kur në të vërtetë ka teknik që mund ta kryejnë kontrollin. Sidoqoftë nuk është nevoja për dorëzimin e kaq shumë dokumenteve për këtë punonjës që do të kontrollojë cilësinë e dezinfektantëve dhe solucioneve të pastrimit.

Gjithashtu, sipas bashkimit të shoqërive Korsel shpk & Cogren shpk kriteri që iu kërkon firmave të paraqesin dokumentin për 46 punonjës që do  të merren me këtë projekt është diskriminues dhe kufizon hapësirat për konkurruesit. Ankimuesi shprehet se numri i punonjësve nuk mund të jetë i përcaktuar me shifër konkrete pasi mund të lind nevoja për më shumë apo edhe më pak punonjës gjatë zhvillimit të projektit.

KPP ka publikuar deri më tani kërkesat e ankimuesit si dhe pikat që do të shqyrtohen. Duke vënë në dijeni se ankesa është marrë në konsideratë dhe për pak ditë do të dilet me një vendim. Gjithsesi, cilido qoftë vendimi i KPP në lidhje me denoncimin e ngritur, nuk e zhbën faktin që tenderi është mbyllur pa garë dhe në shkelje të ligjit për prokurimet.

Kjo është një pikë tjetër për të cilën KPP duhet të marrë masa, pasi janë 5 miliardë lekë nga paratë e taksapaguesve në bashkinë Kavajë që po shkojnë në xhepat e një të përkëdheluri si Arbër Abazi. Ky i fundit ka fituar çdo tender që ka garuar në vitet e fundit, pasi xhaxhi i tij Sadi Abazi i ka mirë telat me Ramën.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Gijotina.com rezulton se biznesmeni Arbër Abazi ka xhiruar 13 milionë dollarë brenda një viti. Nga viti 2021 deri në fillim të këtij viti, kjo kompani rezulton të ketë përfituar 47 kontrata publike me vlerë 1.2 miliardë lekë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

Etiketa: ankesearber abaziBashkia KavajedenocnimKPPkryesore2pastrimSadi ABAZItendervendim

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Tridhjetë pedagogë paralajmërojnë: Do hyjmë në grevë urie, kërkojmë siguri për…

Tridhjetë pedagogë paralajmërojnë: Do hyjmë në grevë urie, kërkojmë siguri për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26

 Qeveria e Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë një mendim urgjent në lidhje me...

Lexo më shumë
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com