GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Kërkuan të eleminojnë LSI-në”, Vasili: Nuk kemi pasur propozim për listat

15:10 - 12/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kërkuan të eleminojnë LSI-në”, Vasili: Nuk kemi pasur propozim për listat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përplasjet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialste për Integrim sa vijnë e shtohen. Pas deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi për propozimin e listave të përbashkëta në zgjedhjet e 25 prillit, ka reaguar nënkryetari i LSi, Petrit Vasili.

Vasili ka hedhur poshtë pretendimet e Bardhit, duke thënë se nuk ka pasur asnjë propozim për mandatet, dhe këtë sipas tij mund ta vërtetojnë dhe anëtarët e kryesisë së PD.

“Në respekt të qytetarëve, mijëra qytetarëve opozitarë të cilët me ndershmëri deshën ndryshimin është momenti për të thënë të vërtetat e mëdha siç janë e për të mos heshtur më. E vërteta e madhe është që s’ka pasur kurrë qoftë dhe një propozim të vetëm zyrtar nga partia e Lulzim Bashës për mandate, për numra mandatesh e gjëra të kësaj natyre. Anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike janë aty, anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë aty, le të thonë a kanë parë ndonjë propozim të tillë? E nëse ka një propozim të tillë zyrtar, këtë dokument le t’ia vënë në dispozicion mediave shqiptare që ta njohin por një dokument i tillë nuk ekziston dhe faqja e zezë për ata që mashtrojnë pasi kanë shitur interesat e opozitës ditën për diell”, tha Vasili.

Vendimin për djegien e mandateve me justifikimin se ky veprim do njihej nga kancelarja gjermane, asokohe Angela Merkel, LSI e konsideron si një mashtrim.

“Bojkotimi i pushtetit lokal, mbështetëm këtë veprim politik, se sërish u vu në tavolinë që plani gjerman vazhdon për zgjedhje të parakohshme dhe garancitë janë të mëdha. Në fakt ishte sërish një mashtrim tjetër i poshtër. Ky plan kishte vetëm miratimin e Edi Ramës dhe të asnjë ndërkombëtari në funksion të kapjes së pushtetit të fundit nga Edi Rama që ishte pushteti lokal. Dhe këtu LSI përveçse mbështetjes luajale nuk bëri asgjë tjetër, ndërkohë që mashtruesit e planit Basha-Rama u vunë në funksionim të dorëzimit të të gjitha llojeve të pushteteve në Shqipëri e për të realizuar kapjen totale të shtetit në grusht në shkëmbim të interesave financiare tepër të rënda dhe të rëndësishme reciproke të të dyja palëve në këtë pazar. Ka pasur dakordësi për të zhvilluar fushatë të përbashkët në çdo qark të vendit, kurrë nuk ndodhi, u sabotua dhe u refuzua nga Basha, i cili nuk mori pjesë as në takimin mbyllës të LSI sepse axhenda Rama-Basha kërkonte të shkatërronte LSi. LSI nuk ka pasur asnjë propozim nga Basha”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha më herët se PD i ofroi 15 mandate të sigurta LSI-së më 25 prill, por kjo e fundit tha se 34 i siguronte e vetme duke mos pranuar që të futeshin në zgjedhje me një listë të vetme.

Etiketa: Gazment BardhiPetrit Vasili

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Rudina Dembacaj i rikthehet sherrit me Agron Llakajn: Të mos më dalë përpara

Rudina Dembacaj i rikthehet sherrit me Agron Llakajn: Të mos më dalë përpara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Lexo më shumë
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com