GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kërpaçi: Transporti publik në Tiranë, një dështim i Veliajt

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërpaçi: Transporti publik në Tiranë, një dështim i Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e Lirisë e cilëson si një dështim situatën me transportin publik në Tiranë.

Nënkryetarja e kësaj partie, Floida Kërpaçi teksa publikon pamjet nga stacionet e urbanëve në kryeqytet thotë se Transporti publik është një nga shqetësimet kryesore të banorëve të Tiranës, por tha ajo, Erion Veliaj nuk ka patur kujdesin në 8 vite që ta përmirësojë atë.

Deklarata:

Transporti publik në Tiranë, një dështim i dukshëm i kryebashkiakut Veliaj.

Transporti publik është një nga shqetësimet kryesore të banorëve të Tiranës, por Erion Veliaj nuk ka patur kujdesin në 8 vite që ta përmirësojë atë.

Në 8 vite kohë, ku në 4 vitet e fundit i gjithë këshilli bashkiak është monopartiak, përmirësim real të transportit publik nuk ka patur, por ai mbetet një premtim i pambajtur i Erion Veliajt!

Kaosi dhe vështirësitë që përballen zonjat, vajzat, të rinjtë, të moshuarit, që përdorin transportin publik në Tiranë si mjetin kryesor të lëvizjes, janë një stres i çdo dite.

Në 2023, tashmë si kandidat për kryetar bashkie, Erion Veliaj përsëriti sërish ditën e djeshme premtimin e përmirësimit të transportit publik; këtë herë duke premtuar se do të vendosen “autobuzë urbanë të shpejtë”.

Jo vetëm që ky është një premtim i pambajtur i tij, por edhe u rrit kosto e biletës dhe abonesë së urbanit, me argumentin se kjo do të çonte në rritjen e cilësisë, shpeshtësinë e urbanëve të cilët do të vinin në kohë dhe nuk do të shtypeshin njerëzit. Realiteti i sotëm flet për rezultate krejt të kundërta nga ato që janë premtuar.

Banorët e Tiranës janë gjykuesit më të mirë për punën e Bashkisë Tiranë dhe premtimet boshe të kryetarit Veliaj, ndaj në 14 Maj do të ndëshkojnë dhe japin votën për ndryshimin!

Etiketa: deshtimtransportiVeliaj

Lajme të lidhura

Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar
Aktualitet

Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar

18:56 - 19/11/26
“Nuk largohemi pa ikur Rama”, protestuesit vijojnë protestën në bulevard
Aktualitet

“Nuk largohemi pa ikur Rama”, protestuesit vijojnë protestën në bulevard

18:17 - 19/11/26
Rama mbledh të shtunën Asamblenë e PS në Tiranë, në fokus zgjedhjet e 9 majit dhe organizimi i fushatës
Aktualitet

Rama mbledh të shtunën Asamblenë e PS në Tiranë, në fokus zgjedhjet e 9 majit dhe organizimi i fushatës

18:08 - 19/11/26
Para
Masakra e Velipojës/ Morën para për operacionin e Elmidin Dylit, Gjykata Shkodër lë në burg 2 mjekët e QSUT

Plagoset në Shkodër, 32-vjeçari shkon me këmbë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar
Aktualitet

Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar

18:56 - 19/11/26

Përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë shënuar edhe këtë ditë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku forcat e rendit kanë...

Lexo më shumë
Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton datën, “Mbrëmja Gala Topi i Artë 2026” do të zhvillohet më 11 janar 2027

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton datën, “Mbrëmja Gala Topi i Artë 2026” do të zhvillohet më 11 janar 2027

18:37 - 19/11/26
“Nuk largohemi pa ikur Rama”, protestuesit vijojnë protestën në bulevard

“Nuk largohemi pa ikur Rama”, protestuesit vijojnë protestën në bulevard

18:17 - 19/11/26
Rama mbledh të shtunën Asamblenë e PS në Tiranë, në fokus zgjedhjet e 9 majit dhe organizimi i fushatës

Rama mbledh të shtunën Asamblenë e PS në Tiranë, në fokus zgjedhjet e 9 majit dhe organizimi i fushatës

18:08 - 19/11/26
Arrestohen në Belgjikë 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë! Sekuestrohen 21 pako lëndë narkotike

Arrestohen në Belgjikë 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë! Sekuestrohen 21 pako lëndë narkotike

17:57 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com