GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këshilli i Bashkisë Vlorë nis procedurën e “legalizimit” të faljes së pronës publike te ndërtuesi Mojsi Lazaj

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Këshilli i Bashkisë Vlorë nis procedurën e “legalizimit” të faljes së pronës publike te ndërtuesi Mojsi Lazaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ajo ç’ka u paralajmërua pak ditë më parë se një tokë publike po përgatitej ti jepej ndërtuesit Moisi Lazaj, u konkretizua por këtë herë si për çudi, disa këshilltarë të djathtë që ngritën zërin herën e parë, këtë herë jo vetëm heshtën por dhanë edhe votën pro që të plotësoheshin votat pasi shumë këshilltarë të majtë mungonin.

Skandali më i madh ishte fakti që prona që do të rrëmbejë Mojsiu, ishte futur në rend dite me dy prona të tjera në qëndër të qytetit të Vlorës ku vendosej që do bëheshin hapësira publike ndërsa kjo lihej me klauzolë se do t’i jepej ndërtuesit.

Ka qënë këshilltari i djathtë Klodian Xhyheri dhe nën kryetari i këshillit Bashkiak Myzafer Elezi, të cilët kanë folur në lidhje me këtë skemë të shëmtuar, duke i kërkuar garanci drejtorit Juridik Dorian Demiri se edhe kjo pronë do ishte lulishte si të parat dhe jo për skemën që ishte nisur, por Demiri e ka pranuar vetë me gojën e tij se dy pronat e tjera ishin për mbulim për të tretën.

Duke nisur kontestimi nga ana e këshilltarëve, Kryetarja e këshillit e ka hedhur menjëherë në votim duke i mohuar fjalën disa këshilltarëve që donin të flisnin dhe kaloi shpejt e shpejt duke i votuar pro me 29 këshilltarë.

Këshilltari Myzafer Elezi bëri të ditur edhe faktin se për këtë çështje ka patur një kallzim penal dhe dokumentacione të tjera por urdhëri ishte më i rëndësishëm.

Sic duket qartë dhe në video, skema tashmë nisi për zaptimin e kësaj prone publike por fakti i çuditshëm është se në një kohë që qeveria shëmb një ndërtim pa leje, bllokon lejen, bllokon rrethimin dhe vendos një gjobë shumë të lartë ndaj Mojsi Lazes në të njëjtën pronë vetëm një ditë përpara mbledhjes, këshilli del kundër strukturave qeveritare duke filluar procesin e faljes së kësaj prone.

Ajo që u fol u konkretizua duke treguar qartë bërjen palë me ndërtuesin.

Ironike ishin reagimet e këshilltarëve që mbronin tezën përfshirë kryetarin e bashkisë të cilët justifikonin me teorinë e zhvillimit.

Ndërkohë që sipas burimeve, pritet një hetim i thelluar i SPAK, si për skemën që po gatuhet por edhe për lejen e ndërtimit ku brënda saj, një sipërfaqe prone shtet (jo ajo që u zaptua dhe u shëmb nga IKMT) , por një tjetër në qëndër të lejes së ndërtimit, figuron Në Kadastër “shtet” ndërsa për leje është dërguar si pronë private.

Etiketa: Mojsi LazajVlore

Lajme të lidhura

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani
Aktualitet

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Para
Zyrtarisht i pandehur! Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK, kreut të KPP-së i komunikohet sot akuza

GJKKO cakton detyrim me paraqitje për Jonaid Myzyrin/ Pezullohet nga detyra kreu i KPP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Dublin të Irlandës me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi...

Lexo më shumë
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com