GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këshilli i Mandateve, avokatët: Ja ku ndodhet Arben Ahmetaj

19:22 - 11/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja e plotë e SPAK, Ahmetaj i zhytur kokë e këmbë në aferën e tre inceneratorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë vijon mbledhjen me dyer të mbyllura lidhur me kërkesën e SPAK, që i kërkon Parlamentit një autorizim për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj, ish-zv.Kryeministër.

Mbledhja e nisur rreth orës 16:00 është shoqëruar me debate lidhur me mënyrën se si ajo duhej zhvilluar, me apo pa praninë e mediave, ndërsa deputetët e PS-së kanë mbështetur kërkesën e SPAK për të zhvilluar diksutimet me dyer të mbyllura.

Kjo ka sjellë reagimet e dy deputetëve të opozitës, Ervin Salianji dhe Gazment Bardhi që kanë akuzuar deputeten Ermonela Felaj se ka konflikt interesi, pasi emri i saj ndodhet në dosje, ndaj edhe ajo insiston që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Më pas mbledhja ka vijuar me paraqitjen e kërkesës nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili shoqërohet edhe nga prokurorja Enkelejda Millonai.

Ndërkohë deputetët e PD i kanë drejtuar prokurorëve të SPAK një seri pyetjesh, por nuk kanë marrë përgjigje.

Deputeti Gazment Bardhi ka kërkuar të dijë nëse vila në Palasë që dyshohet të jetë në pronësi të Ahmetajt, ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe.

Ai ka pyetur nëse ndarja e çështjes është bërë për të mos hetuar personat e përfshirë si “grup i strukturuar kriminal”, si dhe nëse kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë nën hetim.

“Vila ne Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe? Pse është ndarë çëshjta? A është bërë veçimi i çështjeve që këta individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal?

A po hetohet Erjon Veliaj për inceneratorin e Tiranës? A ka fuqi Arben Ahmetaj t’i bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama?”, kanë qenë pyetjet e Bardhit.

Ndërkohë që prokurorët e SPAK janë shprehur se nuk mund të japin përgjigje pasi po ruajnë sekretin hetimor.

Gjithashtu prokurorët e SPAK janë pyetur nëse kanë dijeni për vendndodhjen e Arben Ahmetajt, por përgjigjia ka qenë sërisht e prerë “JO”.

Në anën tjetër, deputetët e PS kanë preferuar të mbajnë një qëndrim “të moderuar”, duke mos krijuar debate me prokurorët e SPAK dhe duke mos bërë komente në drejtim të kolegut të tyre deputet, Arben Ahmetaj.

Avokatët e ish-zv.Kryeministrit Henrik Ligori dhe Ardian Visha kanë kërkuar të paktën 24 orë kohë më shumë për të realizuar mbrojtjen e tyre, kërkesë kjo që do të zyrtarizohet pasi të përfundojë seanca e pyetje përgjigjeve të deputetëve me prokurorët e SPAK.

Mësohet se avokatët kanë pohuar se Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, por pa specifikuar vendin ku ndodhet.

 

Etiketa: AhmetajavokatetKeshilliKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Burri i ve ‘ngjall’ gruan, flet me të çdo ditë (VIDEO)

Burri i ve ‘ngjall’ gruan, flet me të çdo ditë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com