GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këshilli Kombëtar i PD pranon dorëheqjet e Bashës dhe Alibeajt/ Anulohet zgjedhja e 29 korrikut

20:06 - 27/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Grupimi i Bashës: Mbledhja e Këshillit, arsye personale e Bardhit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli Kombëtar i PD-së, i thirrur nga Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm, në një mbledhje online, me praninë e 245 anëtarëve, çka legjitimon kuorumin e nevojshëm, ka konstatuar dhe pranuar dorëheqjen e datës 21 mars 2022 të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe dorëheqjen e datë 17 Maj 2023 të Nënkryetari të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë, Këshilli shtyu për në një mbledhje tjetër vlerësimin mbi dorëheqjet e Nënkryetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku, të cilët i qëndrojnë dorëheqjes së tyre, edhe pse dorëheqjet e tyre nga ana e Këshillit nuk u konsideruan si të parevokueshme.

Gjithashtu Këshilli ka anuluar procesin zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit të ri të PD më 29 korrik, ashtu sikundër ka vendosur Kryesia e PD-së e kontrolluar kryesisht nga mbështetës të Lulzim Bashës.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, në nisje të mbledhjes ka informuar anëtarët e Këshillit Kombëtar se dje në mesnatë ka marrë një email anonim nga një adresë email në emrin e Flutura Açkës, ku bashkëlidhur ishte një dokument pa firmë, pa vulë dhe pa numër protokolli sipas tij që këkronte shfuqizimin e aktit të thirrjes së mbledhjes.

Bardhi mësohet se ka kërkuar që përpara se të kalohet tek miratimi i Rendit të Ditës, të diskutohet mbi këtë situatë. 3 anëtarët e Komisionit të Drejtimit të Mbledhjes Dhurata Çupi, Bledion Nallbati dhe Lefter Geshtenja, lexuan qëndrimin e tyre për situatën.

Mësohet se ato janë shprehur se: Email i nisur në emër të një organi statutor të PD –së, siç është Komisioni i Apelimit, Etikës dhe Integritet, është një shkelje e rëndë statutore për shkak se ky organ statutor nuk është miratuar nga Këshilli Kombëtar, nuk është konstituuar dhe për pasojë nuk ekziston.

Nga ana tjetër, argumentet e dhëna në shkresën pa firmë, pa vulë dhe pa numër protokolli, me emrin e poshtëshënuar “Kryetari Flutura Açka”, janë tërësisht antistatutore dhe kanë si qëllim përhapjen e lajmit të rremë për moszhvillimin e mbledhjes, me qëllimin e vetëm të pengimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Thirrja e mbledhjes së Këshillit Kombëtar në kushtet e parashikuara në nenin 46, pika 4 e Statutit, është kompetencë ekskluzive e Sekretarit të Përgjithshëm. Formulimi i rendit të ditës i bërë prej Sekretarit të Përgjithshëm, është tërësisht statutor por në çdo rast ai mbetet një propozim për rend dite, sepse Rendi i Ditës së mbledhjes së Këshillit, miratohet në fillim të mbledhjes nga vetë Këshilli Kombëtar. Cilido anëtar i Këshillit Kombëtar që nuk është dakord me formulimin e propozimit për rend dite të bërë nga autoriteti statutor përgjegjës për thirrjen e mbledhjes – që në kushtet e pikës 4 të nenit 46 është vetëm Sekretari i Përgjithshëm – ka të drejtën që të bëjë kërkesa dhe propozime për riformulimin, ndryshimin, shtesën apo heqjen  e pikave të Rendit të Ditës.

Pretendimi që votimi duhet të bëhet i fshehtë dhe mbledhja online nuk e mundëson këtë gjë është tërësisht i pabazuar në dy drejtime: Së pari, nuk ka asnjë rregull në Statut sesi kryhet votimi në rastin e aplikimit të nenit 46, pika 4 e Statutit dhe në çdo rast është vendimmarrje e Këshillit forma e votimit; dhe Së dyti, platforma elektronike ZOOM e përzgjedhur për pjesëmarrjen në mbledhje, mundëson teknikisht votimin e fshehtë në rast se Këshilli Kombëtar voton për të përzgjedhur “votimin e fshehtë” si formë votimi për vendimmarrjen e tij.

Dhe së fundmi, mashtrimi publik se Këshilli Kombëtar i PD nuk ka Rregullore të Brendshme është një shkelje e rëndë etike, për shkak se Këshilli Kombëtar jo vetëm ka miratuar Rregulloren e tij të Brendshme në mbledhjen e datës 15 Janar 2022,por mbi përmbajtjen e saj ka zhvilluar diskutime të gjata dhe ka bërë edhe ndryshime të shumta mbi draftin e propozuar nga grupi i punës. Ky është një fakt publik që rezulon të jetë pasqyruar gjerësisht në media në atë kohë.

Për pasojë, email anonim dhe shkresa anonime (sa kohë është pa firmë, pa vule dhe pa numër protokolli konsiderohet anonime dhe e rremë), e lëshuar në emër të një organi statutor të PD që nuk ekziston, është nul dhe nuk mund të diskutohet, shqyrtohet apo anullohet. Për pasojë, duhet të vijohet me mbledhjen dhe me miratimin e Rendit të Ditës.

Të gjithë anëtarët prezent në mbledhjen e Këshillit Kombëtar konfirmuan miratimin e Rregullores së Brendshme në mbledhjen e tij të datës 15.01.2022. Ata miratuan me unanimitet qëndrimin e mësipërm, duke konfirmuar që Komisioni i Apelimit në PD nuk ekziston dhe shkresa pa firmë e vulë, lëshuar në emrin e tij, duhet injoruar.

Etiketa: BardhiKeshilli KombetarKryesore1PDVendimet

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
Trump thotë se pret të paditet në rastin për trazirat në Kongres

Telashe akoma më të renda dalin në horizont për Trump

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com