GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Këshilltari i presidentes së Kosovës: Shqiptarët e Luginës do të marrin nënshtetësinë

19:54 - 05/01/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Këshilltari i presidentes së Kosovës: Shqiptarët e Luginës do të marrin nënshtetësinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilltari i presidentes së Kosovës, Artan Murati, ka bërë të ditur se së shpejti shqiptarët e Luginës së Preshevës do të mund ta marrin nënshtetësinë e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Murati thotë se Qeveria në ditët e fundit të vitit që lamë pas, ka miratuar një koncept-dokument për Shtetësinë, prej të cilit do të dalë Ligji i ri për Shtetësinë.

“Shumë i lumtur që në këtë koncept-dokument, prej të cilit më pas do të dalë edhe Ligji i ri për Shtetësinë, është përfshirë komenti dhe propozimi i Zyrës së Presidentes, i cili do t’ua mundësojë shqiptarëve nga Medvegja, Presheva e Bujanofci të pajisen me shtetësi të Republikës së Kosovës” – thuhet në postimin e Muratit.

Ai tha se kushti i vetëm që do të duhet ta plotësojnë shqiptarët që jetojnë në Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc, është qëndrimi në Kosovë për pesë vjet, nga data 12.06.1999 deri me datë 31.12.2021

“Më konkretisht, të gjithë qytetarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilët kanë qëndruar në Republikën e Kosovës së paku 5 vite nga data 12.06.1999 deri me datë 31.12.2021, do të kenë të drejtën e fitimit të Shtetësisë bazuar në rregullimin e kornizës ligjore me këtë Koncept Dokument, ndërsa sa i përket kritereve procedurale do të rregullohet me akte nënligjore që nxirren nga Ministria e Punëve të Brendshme” – tha Murati.

Më tej ai shkruan se Shqiptarët e Luginës nuk do të anashkalohen asnjëherë dhe se hapi i radhës do jetë hartimi i projektligjit dhe më pas miratimi i tij në Kuvend.

“Shqiptarët e Luginës nuk do të anashkalohen asnjëherë. Koordinimi institucional është i nivelit më të lartë, dhe kjo do të sjellë rezultate pozitive. Hapi i radhës: hartimi i projektligjit dhe më pas miratimi i tij në Kuvend. Po duket vit i mbarë në këtë drejtim” – shkruan më tej Murati.

Etiketa: keshilltariKosoveLugina Preshevesnenshtetesinepresidentjashqiptaret

Lajme të lidhura

Letër e papritur e Kancelarit Merz për Albin Kurtin: Keni Gjermaninë partner për integrimin
Breaking Views

Letër e papritur e Kancelarit Merz për Albin Kurtin: Keni Gjermaninë partner për integrimin

13:19 - 22/03/26
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan
Breaking Views

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26
Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në
Kosovë & Rajon

Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

15:27 - 20/03/26
Para
Doni të humbisni peshë? Eliminonin këtë ushqim gjatë darkës

Doni të humbisni peshë? Eliminonin këtë ushqim gjatë darkës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim
Aktualitet

Skandal në Onkologjik/ Pacientëve u shtyhet kimioterapia për shkak të pushimeve

11:55 - 23/03/26

Gazetari Osman Stafa ka reaguar sot lidhur me situatën shqetësuese tek Onkologjiku. Pacientët që ndjekin trajtimin me kimioterapi janë përballur...

Lexo më shumë
Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta

11:49 - 23/03/26
Shansi të tregojmë veten”, Elseid Hysaj optimist: Gati të bëjmë krenarë shqiptarët

Shansi të tregojmë veten”, Elseid Hysaj optimist: Gati të bëjmë krenarë shqiptarët

11:33 - 23/03/26
Aksident fatal në aksin rrugor “Lezhë-Fushë Krujë”, ndërron jetë këmbësori (Emri)

Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari (Emri)

11:08 - 23/03/26
Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025

Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025

11:04 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com