GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Këshilltari i Zelenskyt zbulon detaje nga bisedimet mes Kievit dhe Moskës

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Këshilltari i Zelenskyt zbulon detaje nga bisedimet mes Kievit dhe Moskës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, tha se të hënën, më 14 mars, do të paraqesin rezultatet e para të bisedimeve me delegacionin rus. Podolyak, që është pjesë e delegacionit ukrainas në bisedimet me Rusinë, tha se bisedimet me Moskën po vazhdojnë pandërprerë.

“Sërish. Negociatat po vazhdojnë pandërprerë përmes video-konferencave. Grupet punuese po punojnë vazhdimisht. Një numër i madh i çështjeve kërkojnë vëmendje të vazhdueshme. Të hënën, më 14 mars, një sesion negociues do të mbahet për të përmbledhur rezultatet paraprake” – shkroi ai në Tëitter.

Më herët gjatë të dielës, Podolyak tha se beson që brenda ditësh do të arrihen rezultatet e para nga negociatat me Rusinë. Ai përsëriti që kërkesat e Kievit janë që të arrihet armëpushim dhe të tërhiqen trupat ruse.

Edhe nga delegacioni rus kanë shprehur optimizëm se do të nënshkruhet një marrëveshje në ditët në vijim, por nuk janë dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Podolyak ka thënë se Rusia po dëgjon me kujdes propozimet e Ukrainës. Përveç bisedimeve në formatin online, Ukraina dhe Rusia kanë zhvilluar tri runde bisedimesh në Bjellorusi. Kryediplomatët e të dy shteteve janë takuar po ashtu në Antali të Turqisë.

Rusia nisi sulmin e paprovokuar kundër Ukrainës më 24 shkurt. Për shkak të agresionit rus ndaj Kievit, shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës./REL

 

 

Etiketa: bisedimedetajekeshilltariKieviMoskaVolodymyr Zelensky

Lajme të lidhura

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?
Aktualitet

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Para
Inter thyen Berishën në minutat shtesë dhe shmang humbjen ndaj Torinos

Inter thyen Berishën në minutat shtesë dhe shmang humbjen ndaj Torinos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë
Aktualitet

Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë

12:26 - 12/11/26

Dy persona janë arrestuar në Laç, pasi dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike në doza, kryesisht në afërsi të institucioneve arsimore....

Lexo më shumë
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

12:18 - 12/11/26
Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

12:01 - 12/11/26
Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

11:42 - 12/11/26
Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

11:34 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com