GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këta janë dy grabitësit shqiptarë që i morën 40 mijë euro biznesmenit (EMRAT-FOTO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Këta janë dy grabitësit shqiptarë që i morën 40 mijë euro biznesmenit (EMRAT-FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shtetas shqiptarë  Alfons Ndoci dhe Gerald Jaho, janë arrestuar pas një ndjekjeje të gjatë në Athinë.

Ngjarja fillimisht ka nisur në një qendër tregtare në Athinë, ku dy shqiptarët janë pikasur nga bashkëkombasi i tyre Tonin Preka, 41 vjeç.

Ky i fundit, një biznesmen vilash në Mykonos, në nëntor 2022 ishte grabitur nga dy persona, të cilët i kishin marrë çantën me 40 mijë euro, me të cilat do paguante stafin.

Pasditen e djeshme ai ka pikasur dy grabitësit pikërisht në qendër tregtare. Menjëherë ka telefonuar policinë për praninë e tyre, por Ndoci dhe Jaho e kane parë dhe i kanë bërë me shenjë se ishin të armatosur, duke u larguar njëkohësisht me vrap.

Gjatë arratisjes së tyre nga qendra tregtare, autorët kanë thyer një dritare, me pasojë plagosjen e një punonjësi të sigurisë, i cili ka tentuar t’i ndalojë.

Më pas ata janë vënë re nga efektivët e policisë së YMET, të cilët i kanë thirrur në kontroll policor, por të dyshuarit nuk iu bindën urdhrave të tyre dhe vazhduan përpjekjen

për t’u arratisur. 24 vjeçari Gerald Jaho u arratis në këmbë, por u ndalua nga efektivët e policisë aty pranë.

Ndërkohë 34-vjeçari Alfons Ndoci ka hipur në një automjet për të shpëtuar, është ndjekur nga policia dhe mjeti me të cilin udhëtonte është përplasur me mjete të parkuara dhe më në fund në rrugën “Kifisos”, 34 vjeçari ka lënë mjetin dhe ka lëvizur në këmbë, por është arritur të kapet.

Gjatë kontrollit personal dy shqiptarëve u janë gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta të llojit “Beretta” dhe “Sig Sauer”, 17 fishekë, 1 pako me marijuanë, 16 207 euro dhe kartmonedha të shteteve të ndryshme. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjet një krehër pistolete pa fishekë.

Etiketa: Athinegrabitjashqiptraret

Lajme të lidhura

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
Para
“Do ta kryejmë punën”, planifikonin sulm në kampin e MEK, dalin SMS-të e spiunëve iranianë

Çfarë dihet për financimin e MEK-ut?

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com