GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Këto frikëra nuk ju lejojnë të bëheni të pasur

14:19 - 18/04/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Këto frikëra nuk ju lejojnë të bëheni të pasur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë disa lloje frike të cilat ju ndalojnë që të realizoni objektivat tuaja. Por ëndrrat nuk duhen braktisur kurrë. Ëndrrat me sy hapur, fantazia, imagjinata e një realiteti perfekt, na lejojnë që të mos humbasim shpresat dhe të ndihemi ende gjallë.

Por cilat janë fobitë më të përhapura që ju pengojnë të realizoni ëndrrat dhe dëshirat tuja? Ju ftojmë të lexoni në vijim…

Frika se nuk mund të bëni para 

Disa persona besojnë se të kesh shumë para do të thotë gjithçka në jetë. Por ja që paratë nuk ju bëjnë të lumtur: nuk duhet të kontrolloheni nga diçka që mund të zhduket në një sekondë. Realizimi në fushën profesionale, sentimentale dhe familjare, është me të vërtetë sadisfaksion i madh.

Frika se mos mbeteni pa miq

Ndonjëherë, miqtë nuk mund të frekuentohen shpesh për shkak të impenjimeve personale, punës etj. Është e vështirë të pajtohesh me kohën e lirë të të tjerëve, por në qoftë se ata janë me të vërtetë miq, do të jenë të kuptueshëm dhe do të gjejnë zgjidhje për t’u takuar. Përndryshe, “më mirë vetëm se sa të keqshoqëruar”.

Frika se mos mbeteni vetëm

Çdokush nga ne është i ndryshëm edhe për ëndrrat që ka. Nëse prisni që të gjeni një person, i cili do t’ju kuptojë gjithmonë në atë që doni dhe në atë që bëni, atëherë e keni gabim, sepse do të zhgënjeheni. Të ndjekësh ëndrrat do të thotë të heqësh dorë nga diçka; vetëm nëse do të keni fat, do t’i keni të gjitha ato që doni në të njëjtën kohë.

Frika nga dështimi

Suksesi nuk duhet të përcaktohet nga të tjerët. Zgjimi në mëngjes dhe sforcimi për të çuar përpara objektivat, mund të përcaktohet një sukses me veten. Nëse jeni të lumtur me ato çfarë keni, nuk duhet të ndikoheni nga negativiteti i personave që ju rrethojnë. Jeta nuk duhet të përcaktohet asnjëherë nga të tjerët.

Frika nga mosvlerësimi

Nëse një person, qoftë edhe një, ndihet mirë në shoqërinë tuaj, duke dëgjuar fjalët tuaja, duhet të jeni të kënaqur me veten, sepse keni pasur mundësinë që të ndryshoni idenë e një personi për ju.

Frika e mungesës së talentit

Ndonjëherë është e nevojshme që të përsërisni diçka dhjetë herë, përpara se të keni sukses. Jo të gjithë realizohen me të njëjtën lumturi. Por nuk duhet të dorëzoheni. Kur ndiqet një ëndërr, nuk bëhet sepse ajo është gjëja e duhur, por sepse gjithçka tjetër ju bën të ndiheni inferiorë, sikur po “notoni” në një jetë që nuk ju përket.

Ndaj, ndiqini ëndrrat tuaja gjithmonë: kur gjithçka do të realizohet dhe kur të hidhni shikimin pas, do të buzëqeshni për përpjekjet e bëra për të arritur atë që keni dashur.

Etiketa: fobifrikeLeke

Lajme të lidhura

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë
Aktualitet

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë

17:45 - 11/12/25
Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Para
Atentati në Elbasan që ndau miqtë e ngushtë autorë të disa vrasjeve në vend

Prokuroria e Elbasanit “dorëzon” në SPAK Nuredin Dumanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Faturat e fundvitit rriten, familjet shqiptare detyrohen të kursejnë në ushqime
Aktualitet

Faturat e fundvitit rriten, familjet shqiptare detyrohen të kursejnë në ushqime

16:30 - 26/12/25

Tryeza e festave edhe këtë vit do t’i kushtojë shtrenjtë familjeve shqiptare, pasi çmimet e shportës, por jo vetëm, vijojnë...

Lexo më shumë
SPAK-BKH në ofensivë për dosjen “Balluku”, kontrollohen 19 zyrtarë dhe biznesmenë, policia nuk lejohet të marrë pjesë

SPAK-BKH në ofensivë për dosjen “Balluku”, kontrollohen 19 zyrtarë dhe biznesmenë, policia nuk lejohet të marrë pjesë

16:18 - 26/12/25
Goditje në Kapshticë: 8 persona në kërkim bien në pranga, zbulohen raste kontrabande

Goditje në Kapshticë: 8 persona në kërkim bien në pranga, zbulohen raste kontrabande

16:15 - 26/12/25
Skandali i AKSHI-t/ E-Albania bllokohet, qytetarët dhe bizneset pa shërbime

Skandali i AKSHI-t/ E-Albania bllokohet, qytetarët dhe bizneset pa shërbime

15:59 - 26/12/25
SPAK zbarkon te Rrok Gjoka: Kontrolle në kuadër të hetimeve për Ballukun

SPAK zbarkon te Rrok Gjoka: Kontrolle në kuadër të hetimeve për Ballukun

15:40 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com