Çifti i njohur, Almeda dhe Tolgahani më 8 qershor u bekuan me fëmijën e dytë. Familjes së tyre iu shtua një vajzë për të cilën çifti zgjodhi emrin Alina.
Kurse, sot përmes një postimi në instagram bukuroshja shqiptare ka falënderuar të gjithë ata që e uruan dhe i qëndruan afër.
Almeda falënderimin e ka bërë edhe në gjuhën turke dhe shqipe.
Kujtojmë që, Almeda Abazi-Sayisman dhe Tolgahan Sayisman janë martuar në vitin 2017, kurse, në vitin 2019 janë bërë prindër të djalit-Efehan.
