GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Këto janë perimet më të shëndetshme të muajit Janar

11:05 - 03/01/24
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Këto janë perimet më të shëndetshme të muajit Janar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi i premtuat vetes që në vitin 2018 do të ushqeheni shëndetshëm, gjëja e parë që bën është të shkosh të psonisësh në pazar për ushqime të shëndetshme.

Është e mundur që të gjeni produkte të sezonit që janë të mbushura me vitamina e që na mbajnë në formë në këto ditë dimri, duke filluar me panxharin e kuq të Maliqit, me lakrat gjithë shije të Lushnjës apo gamën e gjerë të perimeve të freskëta me rrënjë. Panxhari i kuq
Në Shqipëri zona që shquhet për prodhimin e panxharit në vend, është ajo e Maliqit. Zgjidhni panxhar që është më i rëndë për madhësinë e tyre dhe kujdesuni që të mos ketë të çara në lëkurë. Nëse shiten dhe me pjesën e bishtit, pjesa jeshile është tregues i freskisë dhe mund të gatuhen shumë shpejt (janë me të vërtetë shumë të shijshëm – mos i anashkaloni).

Vendosini në frigorifer në një qese plastike të mbyllur në mënyrë hermetike. Lakra
E pasur me vitaminë C dhe K, lakra është një super ushqim për parandalimin e kancerit. Duke ngrënë më shumë lakër, zvogëloni rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit në zorrë dhe prostat. Lakrat më të mira janë nga zona e Lushnjës, që njihet dhe për prodhimin më të madh të lakrës.

Zgjidhni lakër që ka ngjyrë të fortë dhe sigurohuni që gjethet të jenë të mbyllura fort dhe lakra të jetë e fortë.

Mbajini të mbyllur në frigorifer në qese plastike të izoluara mirë. Ka disa mënyra për ta gatuar lakrën. Ajo tradicionale që kanë gatuar gjithnjë mamatë tona, duke e zier, por edhe në sallatë.

Lulelakra
Lulelakra prodhohet nga muaji dhjetor deri në muajin maj. Për këtë arsye ky është dhe një produkt shumë i kërkuar në treg.

Fermerë shqiptarë në vitin e fundit e kanë shtuar prodhimin e lulelakrës për shkak të rritjes së kërkesës nga tregu vendas dhe ai europian.

Në Janar, ju mund të konsumoni lulelakër të freskët, në sasinë e duhur, pasi vlerat ushqyese të saj janë të shumta. Por mos e teproni, pasi konsumi në sasi shumë të mëdha, shkakton fryrje të barkut.

Lulelakra është e pasur me vitaminë C, K, B-6 dhe acid folik.

Ajo përmban gjithashtu kalcium, hekur, magnez, fosfor dhe një sërë vitaminash të tjera të dobishme për organizmin. Lulelakra përmban antioksidantë që parandalojnë mutacionet e qelizave dhe ulin stresin që formohet nga radikalet e lira.

Për ta konsumuar gjithmonë të freskët, duhet të kujdesemi që kurora e lulelakrës që zgjedhim, njësoj si ajo e brokolit, të jetë e mbyllur dhe lulëzat e saj duhet të jenë të pozicionuara shumë afër njëra tjerës.

Varieteti i bardhë duhet të jetë shumë i zbehtë dhe nuk duhet të ketë asnjë pikë, apo njollë të zezë në sipërfaqe.

Edhe pse në pamje lulelakra duket jetëgjatë, në të vërtetë ajo prishet shumë shpejt. Për ta ruajtur sa më gjatë, mbështilleni dhe vendoseni në sirtarin e poshtëm të frigoriferit.

Karrota
Kohë më parë karrotat ishin vetëm të një lloji, të mëdha dhe portokalli. Sot mund t’i gjeni në një shumëllojshmëri formash, përmasash dhe ngjyrash. Karrotat janë nga perimet më të ëmbla me rrënjë.

Mënyra më e mirë për t’i zgjedhur karrotat është nga ngjyra, duhet të jenë në ngjyrë të forte, por duhet të bëni kujdes dhe tek rrënja, e cila nuk duhet të ketë të çara.

Vendosini në një vend të thatë dhe mos i mbani në qese, pasi lagështira që krijohet do t’i prishë më shpejt.

Etiketa: karrotaPanxharShendet

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
Ndahet nga jeta gazetari i njohur durrsak

Ndahet nga jeta gazetari i njohur durrsak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Lexo më shumë
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com