GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Këtu, thelbi nuk është kush e fiton debatin, luftën e perceptimeve, betejën propagandistike…

21:26 - 07/08/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Tragjedia në sofër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Sonila Meço

Thelbi rreh aty ku pulson drama e një shteti autokratik dhe një shoqërie mësuar me gjasat e nënshtrimit diktatorial: tek frika se dikur arsyeja, logjika dhe ndërgjegjja të sulmuara njëherësh fort prej pushtetit në çdo lloj forme do të zgjojnë të heshturit, të drejtët, të pabindurit.

Debati nuk mund të shtrohet mbi relativizimin e së keqes dhe përfitimit nga ky avantazh që i lejon atij që ka pushtetin (lexo forcën shumëpërmasore të shtetit dhe agjencive) të fitojë, zotërojë dhe tymosë opinionin publik pa e bindur. Debati, nëse kërkon të zgjojë arsyen, logjikën dhe ndërgjegjen ushqehet duke e kultivuar publikun, popullin me kauza të mbështetura në fakte dhe arsye. Jo duke kërkuar epërsi morale, nëpërmjet relativizimit të së keqes së aktorëve në debat.

Mes skandalit të inceneratorëve, vjedhjes së të dhënave të TIMS, përgjimeve belge ku policia është vënë në shërbim të krimit, mbjelljes së kanabisit në një bazë ushtarake të NATO-s ia vlen patjetër të kërkojmë llogari për gjithçka tjetër, edhe për:

A janë kullat e betonit, si filozofi zhvillimi qytetëse dhe në shkelje të ligjit dhe vullnetit të votuesit problemi?

Të arsyetohet përmbi gjithë skemën: a u pyet populli i kryeqytetit për si e qysh do ta ketë Tiranën e vet? Cili plan përfaqësoi interesin publik? Kush e dha lejen? A u shkelën ligje e nene? A u cenua e drejta e pronarëve historikë të tokës, ajo e banorëve përreth? A u favorizua aksh biznesmen në raport me konkurrentët dhe si? Kush përfiton dhe a e siguron në mënyrë ligjore dhe të drejtë? Pse nuk u aplikuan referendume për një çështje me ndjeshmëri kaq të lartë? Pse nuk u përvijua një protestë shoqërore gjigante në raport me transformimin e Tiranës në një kasaphanë ndërtimore? Pse lulëzojnë kullat e egra në qytet dhe a ka mbetur mekanizëm ligjor, zgjedhor e kushtetues që pengon një herë e mirë vendim-marrësit të bëjnë si të duan me qytetin ku ka të drejta e detyrime çdo qytetar i saj?

Por, pa bërë këtë rrugëtim të thellë në fakte e logjikë, por duke relativizuar të keqen a ngritur flamujt e opozitarizmit më të besueshëm nuk ka se si të mëtosh se po u mbush mendjen shqiptarëve për të vërtetën dhe të drejtën e kësaj çështjeje dhe cilësdo në fakt. Fiton propaganda se zotëron më shumë mjete, fiton i shituri se ka mjetet e propagandës me qera, por nuk fiton dot as i drejti, as ai që synon të çajë sistemin. Sepse arsyeja e forcës, ka më shumë gjasa fitoreje se forca e arsyes në autokraci e diktaturë.

Aty e drejta dhe e gabuara ndahen vetëm me arsye, bindje logjike dhe ndërgjegje e kjo kërkon luftë sublime  nga çdo kundërshtar pushtetesh monstruoze e jo relativizim.

Sepse njëlloj duam protestën kundër skandaleve të tilla si ai  i inceneratorëve, vjedhjes së të dhënave të TIMS, përgjimeve belge ku policia është vënë në shërbim të krimit, mbjelljes së kanabisit në një bazë ushtarake të NATO-s.

Kauzat nuk përzgjidhen, nuk konkurrojnë, kauzat ngrihen fort dhe në një ansambël kumtesh opozitare ngjallin shpresë, shërbejnë si roje të vetë qëllimeve brenda zërave opozitarë dhe ndihmojnë mos të përsëritet e shkuara.

Etiketa: OpinionSonila Meco

Lajme të lidhura

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Aktualitet

Mashtrim në emër të qenve: industria e ndyrë e “vullnetarëve” animalistë

11:15 - 07/02/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Para
Pamje të rënda, makina ‘merr përpara’ dy persona (VIDEO)

Pamje të rënda, makina 'merr përpara’ dy persona (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kadri Veseli në Hagë: I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë
Kosovë & Rajon

Kadri Veseli në Hagë: I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë

15:16 - 18/02/26

Ish kryeparlamentari Kadri Veseli ka mbajtur fjalën e tij në seancën e fundit të deklaratave përmbyllëse në gjyqin që po...

Lexo më shumë
“Nuk pendohem asnjëherë!”, Thaçi në Hagë: Kosova zgjodhi paqen, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin

“Nuk pendohem asnjëherë!”, Thaçi në Hagë: Kosova zgjodhi paqen, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin

14:48 - 18/02/26
Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Zoti e bekoftë Shqipërinë

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH: Të forcojmë lidhjet me familjen e shoqërinë

14:31 - 18/02/26
Amendamenti i Ramës për Belindën/ Europianët ‘të prerë’: Të mos preket reforma në Drejtësi!

Amendamenti i Ramës për Belindën/ Europianët ‘të prerë’: Të mos preket reforma në Drejtësi!

14:15 - 18/02/26
Përfaqësuesi i PE-së McAllister: Nuk ka vend për vetëkënaqje! Përmbushni detyrimet për integrimin në BE

Përfaqësuesi i PE-së McAllister: Nuk ka vend për vetëkënaqje! Përmbushni detyrimet për integrimin në BE

14:06 - 18/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com