GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kevin De Bruyne njofton largimin nga Manchester City në fund të sezonit

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kevin De Bruyne njofton largimin nga Manchester City në fund të sezonit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne ka konfirmuar se do të largohet nga klubi pas 10 vitesh pasi i përfundon kontrata. Belgu reagoi në rrjetet sociale për të bërë të ditur vendimin e tij, duke deklaruar se “ju pëlqen apo jo, është koha për të thënë lamtumirë”.

Në një letër publike, ai falenderoi tifozët për emocionet.

“Këta do të jenë muajt e mi të fundit si lojtar i Manchester Cityt. Asgjë në lidhje me këtë nuk është e lehtë të shkruhet, por si futbollist të gjithë e dimë se kjo ditë përfundimisht vjen. Ajo ditë është tani dhe ju meritoni ta dëgjoni fillimisht nga unë”, shkroi fillimisht belgu.

De Bruyne do të largohet si legjendë e Manchester City dhe Premier League. Që kur iu bashkua klubit në vitin 2015, ai ka luajtur për “Qytetarët” 413 herë dhe ka shënuar 106 gola. Ai ka fituar gjashtë tituj të Premier League, dy Kupa FA, pesë Kupa të Ligës dhe një Ligë të Kampionëve, duke qenë një lojtar kyç për shumicën e atyre triumfeve.

“Ne nuk mund të falenderojmë qytetin, klubin, stafin, shokët e skuadrës, miqtë dhe familjen sa duhet për këtë udhëtim 10-vjeçar. Çdo histori merr fund, por ky ka qenë padyshim kapitulli më i mirë. Të shijojmë së bashku këto momente të fundit”, thuhet në letrën falenderuese.

33-vjeçari ka qenë i lidhur me shumë klube në Ligën Saudite Pro dhe MLS, ndaj një lëvizje në një nga ato liga duket më e mundshme se një në një tjetër klub në Evropë.

Dear Manchester. 💙 pic.twitter.com/2EdhVYOLti

— Kevin De Bruyne (@KevinDeBruyne) April 4, 2025

Etiketa: Kevin De BruyneManchester City

Lajme të lidhura

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Para
Kina nis hakmarrjen ndaj SHBA, vendos tarifa 34% për mallrat amerikane

Kina nis hakmarrjen ndaj SHBA, vendos tarifa 34% për mallrat amerikane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë
Aktualitet

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26

Tre persona që shisnin paketa televizive IPTV në mënyrë të paligjshme, duke përdorur kanalet e platformave Digitalb, Tring dhe operatorëve...

Lexo më shumë
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26
Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

12:42 - 10/11/26
Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com