GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

KFOR: Situata në Veri është e qetë

14:39 - 20/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
KFOR: Situata në Veri është e qetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR, e ka vlerësuar stabile situatën në vend, pasi në kufi ka nisur të zbatohet reciprociteti me targat e përkohshme e RKS për veturat me targa nga Serbia që hyjnë në territorin e Kosovës.

Zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella, ka thënë se misioni i NATO’s po e vazhdon aktivitetin e tij në përputhje me mandatin e tij nga OKB.

“Situata e sigurisë është stabile. KFOR po vazhdon aktivitetet e tyre në përputhje me mandatin e tij ne OKB, që rrjedh nga rezoluta 1244 e vitit 1999 e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe liri të lëvizjes në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka deklaruar Minutella për Reporterin.

Nderkohë, qysh në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në kufijtë e Kosovës me Serbinë, Policia e Kosovës ka nisur të aplikojë vendosjen e targave të përkohshme ‘RKS’ për veturat që kanë targa nga Serbia.

Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë për targat provuese.

Si rrjedhojë në Veri të vendit, gjatë të hënës në mëngjes, është shtuar prezenca e Policisë së Kosovës dhe gjithashtu edhe e pjesëtarëve të KFOR-it. Pasi shoferët serbë të veturave me tabela të shtetit të tyre kanë protestuar kundër vendosjes së tabelave provuese RKS në mënyrë që atyre tu lejohet hyrja në territorin e Kosovës.

Me protestuesit janë bashkuar edhe pjestarë të Listës Serbe. Mediat në Beograd kanë raportuar se Presidenti Aleksander Vuçiç ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit Kombëtar për e Siguri.

Nga ana tjetër, BE-ja ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet në Veri të Kosovës.

Etiketa: KosoveSerbi

Lajme të lidhura

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje
Botë

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Para
Botërori, Katari merr vendimin e rëndësishëm për futbollistët e pa vaksinuar nga Covid-19

Botërori, Katari merr vendimin e rëndësishëm për futbollistët e pa vaksinuar nga Covid-19

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, e premte, 14 shkurt 2025
moti

Parashikimi i motit për sot, 23 Shkurt 2026

07:38 - 23/02/26

Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në një pjesë të madhe...

Lexo më shumë
Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com