Marrëdhënia e Luiz Ejllit me Efi Dhedhes duket të ketë qenë e komplikuar prej disa ditësh. Këngëtari i njohur i ka thënë në sy Efit se ajo ka luajtur rolin e viktimës ndaj u zgjodh si e preferuara e publikut. Jo vetëm kaq, pasi ai i tha se do bëjë ç’të ketë në dorë që ta nxjerrë keq, në mënyrë që në finalen e madhe të shkojë partnerja e tij, Kiara Tito.
Lidhur me këtë, Kiara u shpreh se i ka thënë Luizit që në finale do të shkojë ajo që e meriton. Gjatë ‘Prime’-t të mbrëmjes së djeshme, moderatorja u shpreh se gjatë kësaj jave ka qenë e mërzitur për ndryshimin që kanë pësuar të tre. Sipas Kiarës, nëse nuk do kishte në krah Luizin, Efi nuk do e falte për debatin që kanë pasur.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Kam qenë shumë e mërzitur gjatë gjithë kësaj jave sepse ky ndryshimi që ne kemi pësuar të tre, sigurisht që më ka goditur dhe herë pas here rri e mendohem.
Arbana: A e ke folur me Luizin këtë gjë?
Kiara: Unë me Luizin kam folur, por më tha që të mos shkoj duke qarë. Më tha ‘se duke qenë se vjen nga jashtë, ti më dobëson se them ça ka, pse është mërzitur’. Ndërkohë janë mbledhur të gjitha gjërat bashkë, edhe gjëja që mua më ka mërzitur më shumë ka qenë pjesa e Efit, që duket sikur i ka kërkuar llogari Luizit ‘pse nuk po ma var’ e nga ana tjetër nuk është që mua më kërkoi ndonjë llogari të madhe se pse je ftohur. Më shumë e ka atë shqetësimin për Luizin se sa për mua.
Efi: Është shumë e shëmtuar kjo pjesa ‘pse nuk po ma var’ se mua nuk ma ndjen as nuk dua të ma vari njeri.
Kiara: Nuk pyeste ndonjëherë Kiarën
Efi: Sa i përket marrëdhënies Kiara-Luiz, diferenca Kiara-Luiz është se fatkeqësisht unë dhe Luizi, apo unë dhe Dea apo unë dhe Kristi, nuk jemi njësoj për aq kohë sa unë kam qenë jashtë, jam më e qetë, i shoh gjërat dhe i di nga jashtë. E njëjta gjë vlen edhe nga ana e Kiarës. Kiara ka pasur mundësinë që të flasë me mua dhe për aq kohë sa unë dhe ajo, para se të futeshim më tha vetë që nuk ka asgjë
Kiara: Arbana, duke qëndruar 90 ditë këtu brenda, sigurisht që kur ti del, merr gjithë atë vrull informacioni, nuk e ke mendjen te shumë gjëra. Shkon në shtëpi dhe rri me familjarët e tu e qetësohesh. E pret një telefonatë nga një mikeshë që ti e ke përmendur nëpër shtëpi, e ke konsideruar. E kjo është gjëja që mua më vrau fillimisht. E për këtë vë në pikëpyetje miqësinë dhe them ‘nëse nuk do të kisha në krah Luizin, do më kishte falur Efi atë debatin që bëmë’
Efi: Po normal që do e kisha falur. Nuk ka lidhje marrëdhënia ime me Kiarën dhe Luizin
Kiara: Sepse në momentin që të kthehet Luizi, ti i flet shumë butë, kurse mua më thua ‘nuk di të lidhësh dy fjalë’. Boll se nuk mundem më
Efi: Me njerëzit që i konsideroj kam një mënyrë komunikimi, me njerëzit që nuk i konsideroj kam një tjetër mënyrë. Kiara më mërziti. Para se të hynim, unë mendoja se do hynim ato që kishin dalë më para, jo ato që kishin dalë së fundmi. Kiarën e kam telefonuar dhe e kam pyetur ‘a ke nevojë ndonjë gjë nga unë’ e më ka thënë ‘kam besim te ti’
Kiara: Kush e ka telefonin tim ta nxjerrë bisedën. Nuk të kam thënë kam besim, por ‘shko pa merak, bëj lojën tënde
Efi: Nuk kam se si ta vërtetoj
Kiara: Boll e quajtët Kiarën mashtruese, boll se edhe Kiara ka një shpirt, një zemër që po plas.
Discussion about this post