GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kiko harton planin e sigurisë për Koncertmitingun…

në OP-ED
Kohë leximi: 4 min
A A
Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Lutfi Dervishi 
Majmuni Kiko mbërriti në Tiranë dje në mbrëmje dhe zgjodhi si bujtinë një nga pemët e parkut Rinia. Temperaturat e larta gjatë natës e detyruan të lëvizte që herët në mëngjes. U vu në kërkim të palmave të autostradës, që kishte para para disa vitesh në televizion. I mërzitur që nuk gjeti asnjë palmë u ndal në Vorë për të pushuar mu aty ku kryqëzohet superstra me rrugën e Veriut. Mbeti pa frymë. Vuri dy putrat mbi kokë dhe nuk po u besonte syve.
Autobusa bosh me targa te jugut vinin nga autostrada e Durrësit dhe niseshin në drejtim të Veriut. Dhe autobusa me targa të Veriut, po bosh, vinin nga rruga e vjetër e aeroportit në drejtim te Jugut.
Kiko krojti kokën. “Kurrë nuk do t’i kuptoj këta humanët.
Me këtë çmim që ka kapur nafta, si ua del të bëjnë rrugë bosh?
Eshtë e vërtete që truri ynë, truri i majmunëve për nga madhësia është sa 1/3 e trurit njeriut, por mesa duket kjo nuk ka të bëjë me aftësinë e të menduarit logjik.
U ul në pritje të kthimit te autobusave. A do të kthehen bosh vallë?
Pas disa orësh, u dukën të parët autobuset me targa veriu që vinin nga Jugu. Ishin plot. Me flamurë shqiptarë, të SHBA-së, të NATO-s, të BE-së, të OSBE-së, të FIFA-s dhe të PS-së.
Në vendpushimin e autostradës vargu i autobusave u ndal. Pasagjerët zbritën për të shmpirë gjymtyrët.
Papritmas para Kikos u ndal një makinë e policisë rrugore. Policët iu afruan me ndrojtje.
“ Mos kini frikë. Nuk ju godas. Kam respekt për ju” – u tha Kiko.
Policët morën zemer dhe iu afruan. Madje i kërkuan të bënin selfi për instagram dhe tik-tok. Në këmbim Kiko kërkoi prej policëve të sqaronte misterin e udhëtimit të autobuzave bosh.
Polici më i vjetër, mezi priti t’i jepte përgjigjen:
Metodë e vjetër Kiko. Për të kamufluar importin e mitingashëve, ata të Jugut i hipin në autobusat që vijnë nga Veriu që të duken si turistë që vijnë nga Thethi, ndërsa ata të Veriut, i fusin në autobuzë me targa Jugu që të duken si turistë nga Borshi…
Kiko më në fund e kuptoi sekretin, buzëqesi si majmuni që ka kapur kokosin e fundit në pemë dhe kroi kokën me të dy putrat.
Policët i ofruan ta dërgonin me makinën e tyre në Tiranë.
Në CD e makinës dëgjohej kënga “Moj Saranda, moj Delvinë/ autobusët shkojnë e vijnë”.
Kiko u bë nostalgjik. Një pikë loti i rrëshkiti mbi surrat.
“Mos vallë është gabim i gjithi ky koncertminting, ndërkohë që lufta në Ukrainë vijon ende dhe çmimet e ushqimeve po rrëzojnë qeveritë në Europë njëra pas tjetrës?
Me t’u afruar makina te Casa Italia, Kiko përfitoi nga trafiku në Laprakë dhe hartoi me shpejtësi planin e masave të sigurisë për Koncertmitingun.
1. Patronazhistët të braktisin plazhin dhe të filtrojnë pjesëmarrësit në koncertmiting.
2. Të ngrihen pika kontrolli në perimetrin e largët dhe të afërt: te ura e Lanës, te 9 kateshët, te banka, te Flora,.
3.Të sajohen pretekste për të kthyer mbrapsh personat meshkuj me peshë nën 65 kg. Këta me shumë gjasa janë të opozitës. Kanë 9 vjet pa punë.
4. Të mbahen në vezhgim të rreptë në distancë dhe nga afër Fatmir Xhafa, Erion Braçe, Ditmir Bushati, Pandeli Majko dhe sidomos Arben Ahmetaj. Këta mund të ndërmarrin ndonjë akt kamikaz për të prishur festën.
5. Te xhamia, te bashkia, te teatri i kukullave te muzeu kombetar, dhe te Pallati i Kulturës, të vendosen në gadishmëri skuadrat e gazit lotësjellës. Gazi lotësjellës të jetë ngjyrë mavi.
6. Në minare, në taracën e pallatit te kultutes te 15 kateshit, te 28 katëshi, te 35 katësishi dhe te 46 katëshi të vendosen snajperat me dylbi.
7. Të ngrihen 4 dronë Bajraktar që të neutralizojne një desantim të mundshem nga ajri bajraktarin e opozitës të maskuar si Spiderman.
8. Të mbyllet parkingu nëntokësor i sheshit Skënderbej.
9. Në baret rreth e rrotull sheshit të shërbëhet vetëm banane dhe pluhur llokumesh i trtetur ne ujë pa gaz ose me gaz.
10. Të ndalohet hyrja në Tiranë e çdo makine tip Skodë, Zis, Tatër, Dum-dum pasi ka informacione të sigurta se ka një plan për t’i vendosur pranë sheshit dhe persona të dyshimtë do t’i ndezin, do të mbajnë këmbën në gaz gjithë kohën për të krijuar zhurmë dhe tym në një përpjekje mjerane për të prishur koncertmitingun.
11. Asnjë këngëtar të mos paguhet pa mbaruar koncerti se ka dyshime se me të marrë honorarin – braktisin frontin e punës.
12. Ngarkohen me përgjegjësi Ministri përkatës dhe ministrat e linjës për zbatimin rigoroz të planit.
Nëshkruar
Majmuni Kiko
28 Korrik i vitit 22
Etiketa: kryesore2Lutfi Dervishi

Lajme të lidhura

“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot
OP-ED

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve
Editorial

Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve

15:01 - 09/07/26
Para
Miratohet shkarkimi i Ahmetajt, Balluku emërohet numri “2” i qeverisë

Miratohet shkarkimi i Ahmetajt, Balluku emërohet numri "2" i qeverisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD: Vota e diasporës masakër elektorale, kërkojmë audit të pavarur para shpalljes së rezultatit
Aktualitet

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh: Nuk do rikandidoj

12:58 - 14/07/26

Deputeti demokrat Ivi Kaso ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për postin e drejtuesit të Sekretariatit për Çështjet Ligjore...

Lexo më shumë
PD depoziton padinë kundër Edi Ramës: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe grup i strukturuar kriminal!

PD depoziton padinë kundër Edi Ramës: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe grup i strukturuar kriminal!

12:32 - 14/07/26
Më shumë se futboll: Një investim që zhvillon dhe promovon Shqipërinë

Më shumë se futboll: Një investim që zhvillon dhe promovon Shqipërinë

12:16 - 14/07/26
Koncerti i Kanye West, Qëndresa Qytetare i drejtohet KLSH: Auditoni fondin prej 4 mln eurosh, janë para publike

Gazeta e madhe gjermane: Dështon plani i Ramës, as këngëtari skandaloz nuk e ndal zemërimin e shqiptarëve

12:12 - 14/07/26
“Do jem deputet në shtator!”Murrizi-Berishës: Nga 3 emra që të kam thënë, dy janë në burg dhe prit…

Murrizi kërkesë Berishës: Politika ka nevojë për njerëz me karakter e moral dhe jo hajdut apo pazarli me pushtetin

11:56 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com