GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kiko: Për skandalin duhet gjetur një fjalë tjetër!

17:46 - 27/01/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
20 problemet që ka sot Anglia!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kiko nuk po kupton se pse shqiptarët e quajnë muajin janar, muaj të ftohtë dhe të mërzitshëm. Dakord që ka shi, është ftohtë, ngjyra gri, fakti që Janari nga mitologjia romake ka dy fytyra, një që sheh nga viti kaluar dhe një që sheh nga viti i ri, pra fakti që është muaji i tranzicionit e bën të bezdisshëm, dakord me të gjitha, por nuk mund të quhet muaj i mërzitshëm!

Sipas shënimeve në defter gjatë janarit në këtë vend që në historinë e tij nuk ka bërë asnjë luftë kundër të huajve, kishin shpërthyer disa “bomba” dhe çfarë bombash?

Bomba e parë: Një pastrueseje iu gjetën në shtëpi mbi 400 mijë euro kesh në tubin e ajrimit;

bomba e dytë, një ish shef i rëndësishëm i FBI-së u arrestua me akuzën se është korruptuar nga shqiptarët;

bomba e tretë: një aplikacion akt1visti që përgjon përdoruesit po e detyron administratën të bëj një punë të papaguar me like, komente dhe shpërndarje të punëve virtuale të qeverisë.

“Megjithë këto bomba jo vetëm nuk ndihet i ftohti i janarit, por shqiptarët dhe sidomos të huajt që jetojnë dhe punojnë në këtë vend nuk duhet të ankohen përkundrazi të falenderojnë qeverinë që nuk i lë të bien në monotoni.

Kiko, ashtu si çdo shqiptar është familjarizuar me skandalet, por megjithatë nuk arrin të kuptojë se si një pastruese në Tiranë ka më shumë para se një ish shef i lartë i FBI-së në Nju Jork?! Me këtë logjikë – tha Kiko – me 220 mijë dollarë në Shqipëri nuk gjend dot vend pune as si pastrues.

Për ngjarjet e mësipërme Kiko jo më kot përdor fjalën bombë dhe jo skandal. Kjo fjalë nuk ka kuptim në Shqipëri – tha Kiko. Duke ju referuar fjalorëve në disa gjuhë, SKANDAL ka të bëj me një veprim apo ngjarje që trondit opinionin publik dhe ky i fundit i tronditur reagon në të shumtën e rasteve me zemërim.

“Këtu publiku jo vetëm që nuk tronditet, por buzëqesh, bën meme, ja fut gallatës dhe tregohet i paduruar vetëm nëse vonohet skandali i radhës”.

“Shqiptarët kanë një fjalë të urtë: “çudia më e madhe zgjat tri ditë”. Pra nëse ka dy skandale në javë çdo gjë është në rregull”.

Për shembull hakerat iranianë u përpoqën të vendosin një farë disipline me skandalet. Ata premtuan publikisht dhe solemnisht që “gjërat që kishin” do t’i publikonin ditën e hënë. Dhe për një farë kohe, ky rregull u respektua.

Të hënën, iranianët. Të martën një “skandal”, Të mërkurën pushim. Të enjten – që janë të tretat e skandalit të së martës, del një skandal tjetër, të premten nis fundjava dhe kështu vijon një cikël i rregullt, po aq i rregullt sa kalendari hënor apo gregorian.

Këtu njerëzit mund të reagojnë vetëm nëse mungojnë skandalet.- tha Kiko. Meqë gjërat në këtë vend janë kokëposhtë, unë propozoj që edhe kjo fjalë të kthehet përmbys në vend të skandal, duhet përdorur ndal ska, ose mos është më mirë fjala skandalim. Kjo e dyta i shkon fjalës pedalim, që tregon për një veprim rutinë të shpejtë dhe të shpeshtë që nuk bezdis askënd. Edhe pse në këtë vend shpesh pedalohet pa zinxhir. Rëndësi ka ideja ose perceptimi i lëvizjes. Jo lëvizja si zhvendosje nga pika A te pika B, por si zhvendosje nga personi A te personi B, ose nga kasaforta A te kasaforta B!

Etiketa: Lyutfi DervishiOpinion

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
VIDEO/Publikohet për herë të parë audio-regjistrimi i 21 janarit

VIDEO/Publikohet për herë të parë audio-regjistrimi i 21 janarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë sërish, ndërsa avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka lëshuar akuza të forta...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com