GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kiko shpall analistët dhe psikoanalistët atraksion turistik

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Dritat e një jahti që llamburinin bregdetit të Sarandës, tërhoqën vëmendjen e majmunit  Kiko që priste agun e mëngjesit në Ksamil. Pas ankorimit të jahtit luksoz Kiko u afrua t’i uronte mirëseardhjen mysafirëve të rinj që u prezantuan si biznesmenë amerikanë.

Interesi i tyre për ekonominë shqiptare ishte më i madh se për perlat turistike të jugut.

“Mos u hutoni nga resortet, pallatet dhe kullat punëdhënësit më të mëdhenj në këtë vend nuk janë ato, por televizionet dhe kafenetë. Në televizion punojnë analistët dhe në kafene psikoanalistët”, tha Kiko.

“Nuk e kuptoj këtë!”, – pyeti një biznesmen amerikan që nuk e hiqte puron nga goja.

Kiko nuk nguroi të servirte menjëherë përgjigjen:

“E thjeshtë, këtu ka dhjetëra televizione, mijëra portale dhe miliona llogari në rrjetet sociale. Shqiptarët duan që lajmi të mos jetë i njëjtë kudo sepse bëhet monotoni. Një TV p.sh thotë se X zyrtar ka vjedhur, por tjetri thotë se ka mbrojtur interesin publik. Pra secili televizion jep lajmet e veta në këndvështrimin e vet. Ju këtë e quani “pavarësi editoriale”

Televizionet nuk janë si ato tek ju ku brenda një nate njeriu mund të shohë filma, programe argëtuese, programe për fëmijë, programe edukative, udhëtimi, teknologji, shkencë, variete, programe historike dhe kulturore, sport, muzikë. Jo, televizionet këtu ofrojnë “aktualitet” ku mjaftojnë katër karrige dhe 1 kamera.

Programet këtu janë biseda me disa njerëz të moshave, feve, profesioneve të ndryshme, emëruesi i të cilëve është dëshira për të folur për çdo gjë, por sidomos për përralla, për histori, për gjë  a gjëza, për fantazi, për fall,.. janë emisione ku  parashikohet e shkuara dhe analizohet e ardhmja. Të ftuarit quhen specialistë, ekspertë ose thjesht… analistë”, tha Kiko duke shpërndarë shikimin e tij tek secili nga biznesmenët që ja kishin ngulur sytë mu si viçi që ka ngatërruar derën e stallës.

Po kafenetë pse janë punëdhënës më të mëdhenj në këtë vend? Tek ne një kafene shërbehet nga një banakier, kamarier dhe pastrues”, pyeti një prej mysafirëve amerikanë.

“Mos u nxito i nderuar”, – ndërhyri Kiko.  “Ashtu si makina nuk lëviz dot pa karburant, ashtu edhe shqiptari nuk lëviz dot pa kafe.

Në kafe punojnë psikanalistët. Atje te ju psikanalisti është një njeri që paguhet për të dëgjuar hallet e tjetrit ndërsa këtu te ne të gjithë janë hallexhinj dhe psikanalistë.  Njerëz që nga mëngjesi deri në mbrëmje zbrazin hallin te njëri-tjetri. Dhe nëse psikanalisti te ju të bën një faturë që të ngrihen qimet e kokës, këtu te ne ky shërbim jepet FALAS.

Këtu jo vetëm që të dëgjojnë hallin, por edhe ta qajnë atë. Nën shembullin e kafeneve vetë i pari i vendit u ka dhënë porosi zyrtarëve: Nëse nuk u zgjidhni hallin njerëzve, të paktën dëgjojani”, tha Kiko.

“Mbase ky vend ka nevojë për investime të huaja për të rritur produktivitetin, dhe për të diversifikuar “krahun e punës”- sugjeroi një prej turistëve.

Kiko rrudhi akoma e më shumë fytyrën dhe pasi mbllaçiti një banane të vogël tha: “Po futesh në një temë tjetër, të gjerë e të gjatë po aq sa jahti juaj. Këtu dikur kanë ndërtuar komunizimin me forcat e veta, sot po rreken të ndërtojnë kapitalizmin me forcat e veta”.

Etiketa: Kiko

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Ra partia e punës, por komunizmi mbeti: Enveri la vrasësin, piktor tradhtarin!

08:10 - 24/10/26
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën
Opinion

Shqipëria nuk vuan nga protestat, por nga korrupsioni dhe pushteti i pakontrolluar

12:37 - 23/10/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Para
Barcelona nuk ngopet, synon blerjen e “dyshes portugeze”

Barcelona nuk ngopet, synon blerjen e “dyshes portugeze”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve
Breaking Views

Tension pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve

18:37 - 25/10/26

Përplasjet pranë Kryeministrisë vijojnë, ndërsa policia ka ndërhyrë me spraj lotsjellës dhe spraj me piper në drejtim të protestuesve. Në...

Lexo më shumë
Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit, në bulevard del edhe autoboti i ujit, hidhet gaz lotsjellës

Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit, në bulevard del edhe autoboti i ujit, hidhet gaz lotsjellës

18:06 - 25/10/26
Përplasje me policinë hidhen gurë, thyhen xhamat e katit të parë tek Kryesia e Kuvendit

Përplasje me policinë hidhen gurë, thyhen xhamat e katit të parë tek Kryesia e Kuvendit

17:48 - 25/10/26
U plagos në sy gjatë protestës, Eva Pango del nga Spitali i Traumës: Më e motivuar se kurrë!

U plagos në sy gjatë protestës, Eva Pango del nga Spitali i Traumës: Më e motivuar se kurrë!

17:38 - 25/10/26
Protestuesit solidarizohen me plagosjen e Erion Vishkullit, vendosin në mënyrë simbolike fasho në syrin e majtë

Protestuesit solidarizohen me plagosjen e Erion Vishkullit, vendosin në mënyrë simbolike fasho në syrin e majtë

17:30 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com