GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kim ashpërson gjuhën me qeverinë: Duhen veprime reale për korrupsionin

14:48 - 13/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadorja Kim reagon pas operacionit të SPAK: Goditje kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shifrat e ulëta të goditjes së korrupsionit në nivele të larta drejtuese duket se e kanë shqetësuar ndjeshëm ambasadën e SHBA, e cila ka kërkuar nga shteti shqiptar të intensifikojë luftën ndaj korrupsionit. Këtë deklaratë e ka përcjellë ambasadorja Yuri Kim gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, e cila ka vendosur theksin te korrupsioni dhe pastrimi i parave.
“Në këtë takim nënvizova faktin që SHBA-të e kanë shumë seriozisht luftën ndaj korrupsionit, dhe ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime reale në mënyrë që shteti shqiptar të jetë më i drejtë, më i fortë dhe më i pasur. Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë dixhitalizimin e regjistrave për të kundërshtuar ndërhyrjen ilegale të njeriut; zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara”, shkruan Yuri Kim. Rikujtojmë se reforma në drejtësi është një nga nismat e mbrojtura fort nga SHBA në vendin tonë, pasi besimi në drejtësi dhe klima e sigurte në vendin tonë lidhen drejtpërsëdrejti në përthithjen e investitorëve të huaj. Por, edhe pse institucionet tashmë janë ngritur prej vitesh, duket se rezultatet lënë shumë për të dëshiruar.
Ndërkohë, një tjetër shqetësim që ka ngritur ambasadorja Kim ka qenë edhe ajo e të drejtave të pronës, një gangrenë 30-vjeçare e vendit tonë, që ende shkakton pasoja të rënda.
“Ne biseduam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronës, përfshirë përmes dixhitalizimit të arkivave për të ndalur ndërhyrjen ilegale njerëzore; zbatimin e reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët & investuesit të mbështeten në gjykata të pastra; adresimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të ngritura nga Task Forca për Veprim Financiar (FATF). 30 vjet nga përfundimi i diktaturës komuniste, udhëheqësit shqiptarë nga të gjitha krahët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për t’i ndalur zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira por të nevojshme në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA do të vazhdojnë të jenë me ju në mbështetje të plotë”. shkruan ambasadorja Kim.

Etiketa: ashpersongjuhenqeverineYuri Kim

Lajme të lidhura

“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë
Breaking Views

“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë

23:09 - 12/01/26
Aulon Kalaja: Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më
Breaking Views

Aulon Kalaja: Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më

22:51 - 12/01/26
Aktori Mehdi Malkaj: Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë
Breaking Views

Aktori Mehdi Malkaj: Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë

21:51 - 12/01/26
Para
“Më jep para ose të publikoj fotot”, arrestohet i riu për shantazh

Arrestohet 30 vjeçari në Shkodër, në pranga dhe 2 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale

TË FUNDIT

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO)
Breaking Views

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO)

23:34 - 12/01/26

Liverpool nuk has aspak vështirësi në FA Cup, teksa fitoi 4-1 ndaj Barnsley. Szoboszlai dhe Frinpong vendosën ndeshjen në “shinat”...

Lexo më shumë
“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë

“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë

23:09 - 12/01/26
Aulon Kalaja: Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më

Aulon Kalaja: Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më

22:51 - 12/01/26
Skandal sigurie në BKT: qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare

Skandal sigurie në BKT: qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare

22:03 - 12/01/26
Aktori Mehdi Malkaj: Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë

Aktori Mehdi Malkaj: Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë

21:51 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com