GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kim Jong-un shkarkon shefin e ushtrisë, bën thirrje për luftë

09:27 - 10/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kim Jong-un shkarkon shefin e ushtrisë, bën thirrje për luftë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri koreano-verior, Kim Jong Un, e ka shkarkuar shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Pak Su Il dhe ka bërë thirrje për rritje të përgatitjeve për luftë në “mënyrë ofensive”, përfshirë rritjen e prodhimit të armëve dhe kryerjen e sa më shumë stërvitjeve, ka raportuar media shtetërore të enjten.

Me një cigare në dorë, Kim është parë duke folur në një dhomë plot me gjeneralë ushtarakë, dhe duke bërë me gisht nëpër harta, teksa ka diskutuar “veprime të mëdha ushtarake” kundër Koresë Jugore, në një takim me Komisionin Qendror Ushtarak.

Agjencia shtetërore e lajmeve ka thënë se agjenda e takimit – i cili është mbajtur vetëm disa ditë pasi Kim i ka inspektuar fabrikat kryesore të armëve – ka qenë rreth përgatitjeve për luftë dhe që lideri verikorean të sigurohet se ekziston “gatishmëri perfekte për të luftuar”.

Ky takim zhvillohet teksa Seuli dhe Uashingtoni përgatiten për stërvitje të mëdha ushtarake këtë muaj.

Këto stërvitje Koreja Veriore i sheh si përgatitje për pushtim, andaj ka paralajmëruar për hapa të jashtëzakonshëm si kundërpërgjigje.

Hulumtuesi Cheong Seong-chang i Institutit Sejong, ka thënë se gjenerali Pak është ngritur në pozitë në fund të vitit të kaluar, por ai mund të jetë shkarkuar “për shkak se nuk ka demonstruar kompetencë të mjaftueshme në fushën e operacioneve ushtarake”.

“Kim Jong Un ka shfaqur tendencë për t’i zëvendësuar zyrtarët kur ai beson se ata nuk kanë aftësi për t’i kryer detyrat”, ka thënë ai.

Konflikti, i cili ka ndarë në dysh Gadishullin Korean, ka përfunduar më 1953, me një armëpushim dhe jo traktat për paqe.

Të dyja shtetet kanë qenë teknikisht në luftë prej atëherë, dhe shpesh janë përfshirë në situata tensionuese./ REL

Etiketa: bën thirrje për luftëKim Jong-un shkarkon shefin e ushtrisë

Lajme të lidhura

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur
Aktualitet

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte
Aktualitet

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia
Aktualitet

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26
Para
Harry nuk është më princ, Pallati i ka hequr zyrtarisht titullin

Harry nuk është më princ, Pallati i ka hequr zyrtarisht titullin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur
Aktualitet

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar këtë të shtunë një 17-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka...

Lexo më shumë
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com