GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kim tha që s’mund të pi kafe me të, Berisha i përgjigjet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kim tha që s’mund të pi kafe me të, Berisha i përgjigjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një deklaratë për mediat dorëzoi 4200 firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, në pyetjet e gazetarëve nuk i shpëtoi as komenti i dhënë sot nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Kim u shpreh sot se zyrtarët amerikan nuk mund të pijnë kafe me dikë që shpallet non-grata nga SHBA.

Lidhur me këtë qëndrim të Yuri Kim, Berisha theksoi sërish se çdo provë që disponohet në emrin e tij t’i dërgohet Gjykatës së Parisit.Berisha shtoi se foltorja gëzon mbështetjen jo vetëm të Shqipërisë e shqiptarëve, por edhe përtej kufirit.Berisha theksoi se përfaqësues të vendeve mike në Europë dhe SHBA janë entuziastë për këtë nismë që ai ka ndërmarrë dhe madje nuk binden dhe nuk pajtohen me vendimin e shpalljes non-grata.

“Së pari, më duhet të them se Foltorja ka zgjuar shpresa të mëdha në mbarë botën, dhe unë dua t’u informoj se kjo pritje që shihni në Shqipëri për Foltoren, nuk është më pak entuziaste në vendet mike. Nuk janë më të pakta përgëzimet që marr për këtë nismë shpëtimtare të pluralizmit vendet evropiane, por edhe nga nivele të larta të elitës në SHBA, në krahun republikan.“

Berisha tha se teoria kemi prova po nuk i themi duhet të marrë fund, e përsa i përket “kafes me ambasadoren”, Berisha tha se me ardhjen në pushtet do të forcojë marrëdhënien e Shqipërisë me SHBA-në.

“Zonjës dhe cilitdo tjetër i them se nëse ka një provë, fakt të vetëm e ftoj t’i dërgojë në gjykatën në Paris. Shpreh kënaqësinë time të madhe, se miq, përfaqësues të vendeve mike, të elitës amerikane nuk pranojnë, nuk binden, madje e marrin thjesht si një hakmarrje politike deklaratën se kemi prova por nuk i themi. Kjo ka marrë fund. Ke prova, çoi para gjykatës. Çështja e kafes, le të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë. Por jam i sigurt që do e afrojmë Shqipërinë më shumë me BE dhe SHBA. Ky është zotimi im”, u shpreh Berisha.

Etiketa: Lulzim BashaPDSali BerishaYuri Kim

Lajme të lidhura

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë
Aktualitet

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26
Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve
Aktualitet

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

11:42 - 06/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26
Para
Gripi i shpendëve shpërthen në Romë, merren masa të menjëhershme

Gripi i shpendëve shpërthen në Romë, merren masa të menjëhershme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë
Aktualitet

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26

Partia Demokratike ka reaguar për shtyrjen e Censusit të Bujqësisë, duke deklaruar se ky vendim tregon, sipas saj, se qeveria...

Lexo më shumë
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin e njohur

Strasburgu rrëzon përsëri Vettingun, Gjykata Europiane kthen në detyrë prokurorin Adnand Kosova

11:56 - 06/10/26
Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

11:42 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

11:29 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com