GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kimisti: Uji i ambalazhuar nuk analizohet në përputhje me ligjin

19:59 - 26/03/24
në Aktualitet, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Kimisti: Uji i ambalazhuar nuk analizohet në përputhje me ligjin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inxhinieri kimist Sokol Abazi tha në studion e lajmeve në MCN Tv se ai ashtu si çdo specialist tjetër nuk mund të deklarojë që uji i rrjetit është i pijshëm pasi VKM-ja e vitit 2016 që duhet të zbatohet për të përcaktuar dhe matur parametrat e nevojshme nuk zbatohet.

Duke vijuar më tej, Abazi theksoi se institucionet nuk kanë kapacitete teknike dhe njerëzore të analizojnë ujin e rrjetit, ndërkohë që tha se ISHP analizon vetëm gjysmën e 71 parametrave që duhen verifikuar.

Për fat të keq ajo VKM nuk zbatohet, e bën çdo specialist të paaftë të deklarojë nëse uji i rrjetit është i pijshëm apo jo. Fakti që nuk deklarohet vë në dyshim pijshmërinë e tij. Është një ping-pong që luhet me Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Bujqësisë, pasi ka dy lloje kategorish uji. Është uji që na vjen nga rrjeti që sipas VKM është përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë dhe është uji që ambalazhohet, që shitet si i pijshëm. Dy institucionet luajnë ping-pong dhe ia lënë barrën Institucionin e Shëndetit Publik.

Ministria e Bujqësisë ka në funksion të saj dy institucione, AKU dhe ISUV të cilët e kanë për detyrë të analizojnë, por nuk i bëjnë. ISHP realizon gjysmën e parametrave dhe asnjë nga institucionet në varësi të strukturave qeveritare nuk e ka atë kapacitet ta analizojë këtë ujë, ashtu siç dihet.

Po ashtu , inxhinier Abazi tha se edhe uji i pijshëm që shitet në supërmarkete i ambalazhuar nuk analizohet në përputhje me ligjin.

Nuk i ka kapacitetet qoftë teknike, qoftë dhe nga ana e punonjësve dhe trajnimet e tyre. Që të deklarohet që një ujë është i pijshëm duhet të përmbushen 71 parametra.  ISHP bën diku 30 parametra. E dimë që uji klorinohet, dhe heq bakteret por s’duhet të harrojmë që ai krijon substancat që janë më të rrezikshme, këto duhet të kontrollohen.

Ka një informacion të gabuar kjo ehte e sigurt. Një kryeministër, apo drejtues që të deklarojë që ky ujë është i pijshëm duhet të kryejë ai set analizash dhe vetëm në bazë të atyre rezultateve mund të deklarohet. Përderisa asnjë nga institucionet nuk i ka ato kapacitete, asnjë nga ujërat e pijshëm qoftë të rrjetit apo ato të ambalazhuara, besoj se është keqinformuar.

Unë nuk do e pija ujin e rrjetit. Uji është i pastër në burim, në momentin që futet në tubacion, në depozitë, nëse nuk ka kontroll të plotë është e pamundur të deklarosh se është i pijshëm.

Ka ujëra që të mirë dhe këto ujëra janë për ato biznese që kanë dashur dhe e kanë sjellë ujin direkt nga burim dhe i plotëson parametrat. Ka dhe ujëra të tjerë që kanë dalë me probleme. Nuk mund të deklaroj se dhe uji i pijshëm me shishe është i tillë se ka një sërë faktorësh. Normat e reja të BE kanë futur në parametra edhe mikroplastikën. Rrjeti i shpërndarjes nuk është i stabilizuar. Mesa di unë asnjë nga ata ujëra nuk analizohen në përputhje me VKM.

Etiketa: ujeuji i ambalazhuar

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
VIDEO – “O e shqepme”, Egla sherr me Riken

VIDEO - “O e shqepme", Egla sherr me Riken

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për...

Lexo më shumë
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com