GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kina dhe Rusia “bëhen bashkë”, kritikojnë ashpër Perëndimin

14:47 - 24/06/22
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Kina dhe Rusia “bëhen bashkë”, kritikojnë ashpër Perëndimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kina dhe Rusia e përdorën samitin e këtij viti të BRICS-it për të kritikuar ashpër Perëndimin. Vendet e BRICS-it, ku bëjnë pjesë edhe Brazili, India dhe Afrika e Jugut, duhet të “marrin më shumë përgjegjësi” dhe të punojnë për “barazi dhe drejtësi” në botë dhe t’u kundërvihen “sanksioneve të njëanshme”, tha në fjalën e tij të hapjes në samitin virtual presidenti kinez Xi Jinping.

Grupi BRICS- i emërtuar sipas shkronjave të para emrave të pesë vendeve anëtare – takohet një herë në vit që nga viti 2009. Për shkak të masave të rrepta kundër koronës në Kinë, e cila është mikpritëse zyrtare e këtij viti, samiti po zhvillohet si video-konferencë.

Putini fajëson Perëndimin për krizën ekonomike

Presidenti rus, Vladimir Putin, fajësoi Perëndimin për krizën ekonomike globale. “Vetëm në bazë të një bashkëpunimi të ndershëm dhe reciprokisht të dobishëm mund të gjejmë një rrugëdalje nga kriza, në të cilën ka rënë ekonomia botërore për shkak të veprimeve egoiste dhe të pamenduara të disa vendeve, të cilat duke përdorur mekanizmat financiarë po i përcjellin gabimet e tyre në makroekonomi në të gjithë botën”, tha Putini.

Shefi i Kremlinit tha se në këtë kontekst grupit BRICS i takon një rol të veçantë dhe ai duhet të marrë drejtimin për krijimin e një “bote multipolare” në të cilën marrëdhëniet midis shteteve bazohen në të drejtën ndërkombëtare.

Kina ka njoftuar se po përpiqet për ta zgjeruar formatin BRICS duke përfshirë edhe shtete të tjera, prandaj pas mbledhjes së liderëve të BRICS-it do të organizohet edhe një takim tjetër online, në të cilin janë ftuar një sërë vendesh në zhvillim.

Ndryshe nga vendet e grupit G7, të cilët do të takohen të dielën në Elmau të Bavarisë për samitin e këtij viti që organizohet nën kryesinë e Gjermanisë, shtetet anëtare të BRICS-it deri tani i kanë shmangur kritikat ndaj Rusisë dhe kanë dënuar vazhdimisht sanksionet e vendosura nga Perëndimi. India, për shembull, po mban një qëndrim neutral ndaj konfliktit, sepse vendi ka lidhje të gjata dhe të ngushta me Rusinë, dhe shumica e pajisjeve të saj ushtarake vijnë nga atje. Po ashtu India ka rritur ndjeshëm kohët e fundit sikurse dhe Kina importet e naftës nga Rusia. Brazili është shprehur gjithashtu kundër sanksioneve për shkak të ndikimit negativ për tregtinë dhe ekonominë.

Udhëheqësit e dy prej vendeve të BRICS-it marrin pjesë si të ftuar edhe në samitin e G7 në Elmau: Kryeministri i Indisë Narendra Modi dhe Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa./DW

Etiketa: kinaRusia

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Fifi i përgjigjet Zhaklinës: Bletët nuk humbasin kohën e tyre duke i shpjeguar mizave se…

Fifi i përgjigjet Zhaklinës: Bletët nuk humbasin kohën e tyre duke i shpjeguar mizave se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së
Breaking Views

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26

Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj...

Lexo më shumë
Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

18:32 - 15/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

17:40 - 15/03/26
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com