GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kina e prerë: Nëse kursi i SHBA nuk ndryshon do të ketë konflikte

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kina e prerë: Nëse kursi i SHBA nuk ndryshon do të ketë konflikte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mënyrë të pazakontë presidenti kinez, Xi Jinping iu drejtua me fjalë të qarta SHBA duke e akuzuar atë dhe perëndimin se duan të pengojnë ngjitjen e vendit të tij në botë.

Në kuadër të Kongresit Popullor në Pekin, presidenti kinez, Xi Jinping është shprehur se kanë ndryshuar “në mënyrë dramatike” rrethanat për zhvillimin e Kinës dhe se janë shtuar paqëndueshmëritë. “Sidomos vendet perëndimore, drejtuar nga SHBA ndjekin një kurs të rrethimit, frenimit dhe nënshtrimit të Kinës, që sjell sfida deri më tani të papara për zhvillimin e Kinës.” Sipas Jinping Kina ndeshet me vështirësi të ndryshme. Ai përmendi shpërthimet e herëpasheshme të pandemisë COVID-19 dhe rritjen e presionit ndaj ekonomisë së dytë më të madhe në botë. Kina duhet që “të luftojë para ndryshimeve të thella dhe komplekse si në plan kombëtar edhe ndërkombëtar”, tha presidenti 69 vjeçar, që aktualisht ndodhet para mandatit të tretë të tij. Deklaratat u bënë në takimin konsultativ politik që zhvillohet në të njëjtën kohë me Kongresin Popullor Kombëtar që po mbahet në Pekin.

Gang: Do të ketë “konflikte dhe përplasje”

Kritika e presidentit kinez dalloi nga deklaratat e mëparshme, ku Jinping ka bërë fjalë vetëm “për vende të caktuara” pa përmendur drejtpëdrejt perëndimin dhe SHBA. Kina dhe SHBA ndodhen në një konkurrencë të ashpër ekonomike. Tek pikat e konfliktit bën pjesë si tregtia, të drejtat e njeriut dhe mospajtimi passulmit rus në Ukrainë. Këtyre konflikteve iu shtuan së fundmi edhe balonat kineze mbi brigjet lindore amerikane, që sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë janë përdorur për qëllime spiunazhi. Kina i ka hedhur poshtë akuzat. Edhe në çështjen e Tajvanit janë keqësuar së fundmi marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA.

Ministri i Jashtëm kinez Qin Gan në një konferencën e parë të shtypit në këtë post ngriti akuza të njëjta kundër SHBA. Qeveria amerikane ndjek rrugën e shtypjes dhe frenimit të Kinës dhe jo një konkurrencë të drejtë e të bazuar në rregulla. Nëse ky kurs kundrejt Kinës nuk ndryshon do të ketë “konflikte dhe përplasje”, tha Gang.

“Perceptimi dhe qëndrimet e Shteteve të Bashkuara për Kinën janë seriozisht të shtrembëruara”, tha Qin. “Ata e konsiderojnë Kinën si rivalin kyesor dhe sfidën më të madhe gjeopolitike. Pasojë është që politika e Kinës e amerikanëve ka dalë plotësisht “nga kursi i arsyeshëm”. Uashingtoni bën fjalë për konkurrencë, por do në fakt që të shtypë Kinën në të gjitha drejtimet, u shpreh Gang.

Fjalë të qarta për Tajvanin

Në lidhje me konfliktin në Tajvan, Qin Gang iu drejtua sërish SHBA duke kërkuar mospërzierje në “çështjet e brendshme” të Kinës. Ai dënoi furnizimin me armë të republikës demokratike të ishullit. “Ne do të punojmë me ndershmërinë më të madhe dhe përpjekje për një ribashkim paqësor”, tha Gang. Por Kina rezervon të drejtën që “të marrë të gjitha masat e nevojshme”, përsëriti Gang politikën e lidershipit komunist në Pekin. Kina e shikon Tajvanin si pjesë të Republikës Popullore dhe kërcënon së fundmi me pushtimin e tij nëse “ribashkimi” nuk do të mund të ndodhë ndryshe. Tajvani që nga viti 1949 nuk është më pjesë e Republikës Popullore të Kinës të formuar dhe e sheh veten si vend të pavarur.

 

Etiketa: kinakursSHBA

Lajme të lidhura

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
Aktualitet

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

10:08 - 29/09/26
Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim
Botë

Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim

08:59 - 29/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Para
Zgjidhet rasti i Martinajt? Rrumbullaku: Jemi në rrugë të mbarë

Sekuestrimi i 34 pasurive të Martinaj,familjarët ankimojnë vendimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Balluku”/ Taulant Balla: Nuk jam avokati askujt! Kush ka shkelur besimin, të përballet me drejtësinë
Aktualitet

“Balluku”/ Taulant Balla: Nuk jam avokati askujt! Kush ka shkelur besimin, të përballet me drejtësinë

13:23 - 29/09/26

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një komunikim me gazetarët nga Kryesia e Kuvendit u pyet për...

Lexo më shumë
U arrestua pasi dhunoi Eduart Kuçin, Gjykata e Apelit jep vendimin për Jozefin Markun (Jozin)

U arrestua pasi dhunoi Eduart Kuçin, Gjykata e Apelit jep vendimin për Jozefin Markun (Jozin)

13:11 - 29/09/26
Seanca për sterilizimin, Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO

Seanca për sterilizimin, Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO

13:01 - 29/09/26
Ndeshja miqësore me Ukrainën/ Kombëtarja U-21 nis grumbullimin në Tiranë, një ndryshim në listë

Ndeshja miqësore me Ukrainën/ Kombëtarja U-21 nis grumbullimin në Tiranë, një ndryshim në listë

12:52 - 29/09/26
OKB e “zhduku“ Edi Ramën nga video zyrtare përmbyllëse e folësve të liderëve botërorë

OKB e “zhduku“ Edi Ramën nga video zyrtare përmbyllëse e folësve të liderëve botërorë

12:39 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com