GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kina ka arritur “fitore vendimtare” ndaj COVID-19

11:40 - 17/02/23
në Botë, Lajme, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Dalin të dhënat e fshehta, 250 milionë kinezë të prekur me COVID19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria kineze ka shpallur “fitoren vendimtare” në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, pavarësisht akuzave se Pekini nuk është duke treguar numrin e saktë të viktimave me këtë virus.

Prej muajit nëntor, përgjigjja e Kinës ndaj pandemisë ka përjetuar “tranzicion të butë për kohë të shkurtër”, është thënë në deklaratën e lëshuar nga zyrtarë të një komiteti të lartë kinez që mbikëqyret nga lideri i shtetit, Xi Jinping. Praktika e ka dëshmuar që Komiteti ka qenë i drejtë në vlerësimet ndaj pandemisë, është thënë në deklaratë.

Më shumë se 200 milionë persona të infektuar me koronavirus kanë kërkuar shërbime mjekësore dhe gati 800.000 raste serioze kanë marrë trajtim të duhur, është thënë në deklaratë. Mirëpo në këtë dokument nuk është përmendur numri i saktë i viktimave të shkaktuara nga vala e virusit që e ka prekur këtë vend në fund të vitit të kaluar. Në dhjetor të vitit 2022, Qeveria kineze pati braktisur strategjinë e zero rasteve me koronavirus, dhe ka lehtësuar kufizimet për luftim të pandemisë.

Më pas ka pasur raportime se spitalet dhe krematoriumet nuk kanë pasur kapacitet për t’u përballur me numrin e madh të viktimave me këtë virus. Zyrtarisht janë raportuar 83.150 vdekje në spitale në periudhën dhjetor-shkurt. Ka pasur edhe raportime se mjekëve u është thënë që të mos përmendin koronavirusin si shkak për vdekjen e një pacienti në certifikatat e vdekjes.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

 

Radio Evropa e Lirë

Etiketa: Covid-19kinaKoronavirusvuhan

Lajme të lidhura

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë
Aktualitet

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

09:26 - 11/01/26
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës
Aktualitet

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

09:23 - 11/01/26
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier
Aktualitet

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

09:15 - 11/01/26
Para
Mbi 70 orteqe brenda ditës, 16 të vdekur

Mbi 70 orteqe brenda ditës, 16 të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë
Aktualitet

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

09:26 - 11/01/26

Nje aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Novoselës, ku një automjet ka humbur...

Lexo më shumë
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

09:23 - 11/01/26
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

09:15 - 11/01/26
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

09:07 - 11/01/26
Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

09:01 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com