GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kina mbështetet në traditën e miqësisë me Gjermaninë, bëhet partneri më i rëndësishëm tregtar

08:59 - 20/06/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
Kina mbështetet në traditën e miqësisë me Gjermaninë, bëhet partneri më i rëndësishëm tregtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kina dëshiron t’i përdorë konsultimet me qeverinë gjermane për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe për të kapërcyer dallimet. Pas mbërritjes së delegacionit qeveritar kinez prej dhjetë anëtarësh në Berlin, kryeministri Li Qiang u shpreh për shfrytëzimin e potencialit për bashkëpunim dhe pasurimin e përmbajtjes së partneritetit strategjik midis dy vendeve.

“Së bashku të veprojmë në mënyrë konsistente”- kjo është motoja e konsultimeve qeveritare Gjermani-Kinë, ku kryeministri kinez, Li Qiang, ka ardhur me një pjesë të madhe të kabinetit të tij. Por rezervat e të përbashkëtave gjermano-kineze po shterojnë. Kjo u kuptua edhe në takimin e fundit mes ministrit gjerman te Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe homologun kinez, Li Shangfu në një konferencë sigurie në Singapor.

Kina partneri më i rëndësishëm tregtar për Gjermaninë

Kina është partneri më i rëndësishëm tregtar për Gjermaninë për të shtatën herë me radhë. Në vitin 2022 shkëmbimi i mallrave kapi vlerën e 300 miliardë eurove, me një deficit tregtar të madh nga ana gjermane me mbi 80 miliardë euro. Marrëdhëniet nuk janë vetëm të rëndësishme, ato janë edhe shumë komplekse.

Paradoksaliteti i marrëdhënies gjermano-kineze duket në atë që në të njëjtën kohë Kina në dokumentet zyrtare përcaktohet si partnere, konkurrente dhe rivale strategjike. Në të shkuarën Berlini zyrtar vinte në plan të parë partneritetin. Kosultimet qeveritare – që kanë filluar nga viti 2011 – e vërtetojnë këtë. Në vitin 2014 marrëdhëniet kinezo-gjermane u ngritën në rangun e “partneritetit të zgjeruar strategjik”.

Por që atëherë atmosfera ka ndryshuar si në Berlin edhe në kryeqytetet e tjera europiane. Peshorja anon më shumë në anën e rivalitetit strategjik. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për rrjedhjen e teknologjisë, apo besnikërinë e Pekinit ndaj “miqësisë së patundur” me Moskën megjithë pushtimin e Ukrainës, rritjen e tensioneve në Rrugën e Tajvanit, shtypjen e pakicës uigure në Kinë – lënda për konflikte shtohet. Përmes rivalitetit gjeopolitik me SHBA ajo ashpërsohet madje më shumë.

Jo “business as usual”

Të gjitha këto do të lenë gjurmët e tyre në raundin e 7-të të konsultimeve qeveritare, është e mendimit Barbara Pongratz nga Instituti Studimor gjerman, Meritz. “Qeveria gjermane dëshiron të heqë dorë nga qëndrimi ‘business as usual'”, thotë ekspertja për marrëdhëniet gjermano.-kineze. “Ka sinjale që konsultimet qeveritare nuk do të shoqërohen nga inskenime të mëdha dhe jo nga ujditë për marrëveshje të mëdha.”

Po fryn një erë tjetër në marrëdhëniet me Kinën. Këtë e konstaton që në marrëveshjen e koalicionit qeveritar të SPD, Të Gjelbërve dhe liberalëve. 12 herë përmendet Kina aty. “Për të realizuar vlerat dhe interesat tona në rivalitetin sistemor me Kinën, na nevojitet një strategji e zgjeruar për Kinën në Gjermani në kuadër të politikës së përbashkët të BE për Kinën. Duam t’i vazhdojmë konsultimet qeveritare dhe t’i formësojmë më shumë në nivel europian”, premtohet në marrëveshjen e koalicionit.

Nuk ka strategji për Kinën as europeizim të politikës ndaj Kinës

“Nuk është ekzistent një debat i vërtetë në drejtim të europeizimit të marrëdhënieve gjermano-kineze, strategjisë për Kinën apo konsultimeve qeveritare”, shprehet eskpertja Pongratz. Pa harruar që strategjia për Kinën ende nuk është publikuar, gjë që do të bëhej me strategjinë kombëtare të sigurisë. Duket se strategjia për Kinë që është shtyrë edhe për shkak të qëndrimeve të ndryshme në koalicion. Politilogu nga Berlini, Eberhard Sandschneider e sheh më shumë si pozitive shtyrjen e strategjisë për Kinën. “Nëse tani publikohet shumë material kritik në lidhje me Kinën, duhet të presësh që vetëbesimi i Kinës do të çojë në anulimin e konsultimeve.” Sandscheider thotë se “është sekret i ditur që qeveria gjermane nuk është e një mendimi. Këtë e dinë edhe kinezët.”

Debati zhvillohet edhe publikisht, sidomos mes Të Gjelbërve që paraqiten të orientuar nga vlerat dhe përdorin një ton të ashpër ndaj Kinës dhe SPD që ka në fokus interesat ekonomike. Gjatë një vizite në prill të ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock në Pekin pati një këmbim të hapur replikash me homologun kinez, Qin Gang. Mes Baerbock dhe kancelarit Scholz janë perceptuar dallime të mëdha, thotë Barbara Pongratz. Politika partiake përcakton aktualisht qëndrimin ndaj Kinës. “Por nëse vëren me vëmendje, kupton se dallime ka në ton, por mesazhet nuk dallojnë shumë nga njëri-tjetri.”

Në konsultimet qeveritare kryesinë e ka kancelari, Olaf Scholz, që në përgjithësi megjithë situatën e vështirë mund të sjellë një ton më miqësor. Por ekspertët nuk presin rezultate konkrete. Sipas ekspertit Sandschneider rëndësi ka që këto konsultime zhvillohen. “Me kolegët kinezë me të cilët bisedoj jam i një mendimi: Ka ardhur koha që të ulen të gjithë së bashku. Dhe jo vetëm në seancat e konferencave, por edhe në pushimet për një kafe mes konferencave për të biseduar edhe personalisht. Kjo e ndryshon atmosferën.” E ndoshta kjo mund ta bëjë të paktën të vepruarit e përbashkët konsistent, sipas motos së konsultimeve.

Etiketa: bashkepunimiGjermaniakina

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
E dashura e lejon Neymar ta tradhtojë, por nëse i përmbahet disa kushteve

E dashura e lejon Neymar ta tradhtojë, por nëse i përmbahet disa kushteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com