GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kina: SHBA e ka kthyer Tajvanin në ‘fuçi baruti’

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Kina: SHBA e ka kthyer Tajvanin në ‘fuçi baruti’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes së Kinës akuzoi të mërkurën Uashingtonin se e ka kthyer Tajvanin në një ‘fuçi baruti’, me shitjen së fundmi të armatimeve ushtarake, me një vlerë prej 440 milionë dollarësh, ishullit që vetëqeveriset.

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e municioneve, pjesëve të këmbimit, armëve të vogla, sistemeve të armëve luftarake dhe pajisjeve për mbështetjen logjistike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës, Tan Kefei, tha se “SHBA-ja nuk i merr parasysh shqetësimet thelbësore të Kinës, ndërhyn në mënyrë të vrazhdë në punët e brendshme të Kinës dhe përshkallëzon qëllimisht tensionet në ngushticën e Tajvanit”.

Kina pretendon se Tajvani është territor i saj që do të merret me forcë nëse është e nevojshme.

“Kjo është e barasvlershme me përshpejtimin e transformimit të Tajvanit në një ‘fuçi baruti’ dhe shtytjen e popullit tajvandez në humnerën e katastrofës”, tha ai në një deklaratë në faqen e ministrisë në internet.

Përdorimi i forcës për të fituar pavarësinë është një dëshirë që do të dështoj, tha ai duke përdorur terminologjinë standarde kineze, ndërsa shtoi se Ushtria Çlirimtare Popullore është gjithmonë e gatshme dhe do ta ruaj paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit.

Shtetet e Bashkuara ndjekin politikën e një Kine të vetme, dhe nuk e njohin zyrtarisht pavarësinë e Tajvanit dhe nuk kanë marrëdhënie diplomatike me ishullin.

Megjithatë, ligji amerikan kërkon një mbrojtje të besueshme për Tajvanin dhe që Uashingtoni t’i trajtojë si çështje të rëndësisë së lartë të gjitha kërcënimet ndaj ishullit.

Kina dërgon rregullisht anije luftarake dhe aeroplanë përgjatë vijës qendrore në ngushticën e Tajvanit, një zonë ndarëse mes dy palëve, si dhe në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit. K jo është një manovër e Pekinit për të dobësuar aftësitë mbrojtëse të Tajvanit dhe përpjekje për të frikësuar 23 milionë banorët e ishullit të vetëqeverisur.

Në muajin prill, kur Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen ndaloi në Shtetet e Bashkuara dhe u takua me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, Kina organizoi manovra ushtarake tre-ditore në shkallë të gjerë përreth ishullit, duke simuluar një bllokadë.

Kina kundërshton çdo shkëmbim në nivel zyrtar midis Tajvanit dhe qeverive të tjera.

Të mërkurën, 26 avionë dhe 4 anije të ushtrisë kineze u zbuluan rreth Tajvanit, tha Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit. Aeroplanët, anijet e marinës dhe sistemet e raketave po monitoronin situatën, tha ai.

Janë të paktë tajvanezët që frikësohen nga shfaqje të tilla, ndërsa shumica dërrmuese mbështesin ruajtjen e statusit aktual të pavarësisë de-fakto të ishullit. Tajvani u shkëput nga Kina kontinentale gjatë luftës civile të vitit 1949.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit për shitjen e armëve Tajvanit, thuhet se “u shërben interesave kombëtare, ekonomike dhe të sigurisë së Shteteve të Bashkuara, duke mbështetur përpjekjet e vazhdueshme të Tajvanit për të modernizuar forcat e armatosura dhe për të ruajtur një aftësi të besueshme mbrojtëse”.

“Shitja e propozuar do të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë së palës blerëse dhe do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit politik, ekuilibrit ushtarak dhe përparimit ekonomik në rajon”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Municionet dhe pajisjet e lidhura me to do të ruajnë efekasitetin e mjeteve të blinduara CM34 të Tajvanit, ndërkohë që “përmirësojnë më tej ndërveprimin me Shtetet e Bashkuara”.

Përveç blerjes së pajisjeve ushtarake amerikane, dhe porosisë prej rreth 19 miliardë dollarësh për avionë luftarakë F-16 dhe artikuj të tjerë, Tajvani ka rigjallëruar industrinë e mbrojtjes, duke përmirësuar trajnimin dhe zgjeruar shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të gjithë burrat nga katër muaj në një vit.

Ndërsa Kina ka një ushtri dominuese në pothuajse çdo kategori, strategjia e Tajvanit është që të bllokojë forcat kineze deri sa të arrijë ndihma nga vendet e tjera./VOA

Etiketa: kinaSHBATajvani

Lajme të lidhura

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!
Aktualitet

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim
Aktualitet

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Para
SHBA ndryshon testet e shtetësisë, të bëhesh shtetas amerikan bëhet më e vështirë

SHBA ndryshon testet e shtetësisë, të bëhesh shtetas amerikan bëhet më e vështirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet....

Lexo më shumë
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com