GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kina thirrje BE: Të bashkohemi kundër tarifave të Trump

11:10 - 11/04/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kina thirrje BE: Të bashkohemi kundër tarifave të Trump
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësi kinez Xi Jinping ka deklaruar për herë të parë se kombi i tij “nuk ka frikë”, nga përshkallëzimi i luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara, që ka goditur tregjet ndërkombëtare dhe ka nxitur frikën e një recesioni global.

“Nuk ka fitues në një luftë tregtare dhe të shkosh kundër botës do të çojë vetëm në izolim. Për më shumë se 70 vjet, zhvillimi i Kinës është mbështetur në vetëbesimin dhe punën e palodhur dhe nuk ka frikë nga ndonjë shtypje e padrejtë”, u shpreh presidenti kinez.

Komentet vijnë ndërsa kryeminstri spanjoll ndodhet në Kinë për të biseduar për luftën tregtare. Xi Jinping i bëri thirrje BE-së që së bashku të “kundërshtojnë praktikat e njëanshme të SHBA-së”, duke iu referuar tarifave globale gjithëpërfshirëse të SHBA-së.

Në fillim të kësaj jave Kina njoftoi një tarifë prej 84% për mallrat e importuara nga SHBA. Tarifat u rritën më vonë në 125%, me Shtëpinë e Bardhë që tha të enjten se tarifat ndaj Pekinit mund të arrinin 145% për disa produkte.

Por pavarësisht se administrata amerikane ka treguar pak shenja lehtësimi duke pezulluar për një periudhë 90 ditore tarifat, tregjet financiare ende mbeten të lëkundura, liderët e huaj po luftojnë se si t’i përgjigjen një shpërbërjeje të rendit të tregtisë botërore dhe përshkallëzimi me Kinën që ka nxitur frikën e recesionit global.

Taktikat e Trump supozojnë se ta detyrojnë Kinën të ulet në negociata, siç ndodhi në mandatin e tij të parë kur të dy palët arritën një marrëveshje tregtare që nuk u zbatua kurrë plotësisht edhe përpara se pandemia Covid-19 të mbyllte marrëdhëniet e SHBA me Pekinin.

Deri më tani BE-ja ka shtrirë dorën e bashkëpunimit me SHBA-në që kërkojnë një marrëveshje tregtare me SHBA-në gjatë kësaj pauze 90-ditore. Megjithatë, blloku gjithashtu “po zhvillon masa hakmarrëse” në rast se bisedimet dështojnë, ku parashikohet vendosjen e një takse mbi të ardhurat nga reklamat e kompanive amerikane të teknologjisë si Meta dhe Google.

Gjithashtu SHBA dhe Vietnami kanë rënë dakord të fillojnë bisedimet formale tregtare, sipas Shtëpisë së Bardhë. Vietnami ka deklaruar se mund të godasë mallrat kineze që dërgohen në Shtetet e Bashkuara përmes territorit të saj me shpresën për të shmangur tarifat, sipas Reuters.

Kryeministri japonez, ndërkohë, ka ngritur një task forcë tregtare dhe shpreson të vizitojë Uashingtonin javën e ardhshme. Tajvani nga ana tjetër pret gjithashtu të përfshihet në grupin e parë të partnerëve tregtarë për të zhvilluar bisedime me Uashingtonin.

Etiketa: BEDonald Trumkina

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com