GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kinë, Partia Komuniste ndërhyn në tekstet shkollore

13:06 - 01/09/21
në Botë, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Kinë, Partia Komuniste ndërhyn në tekstet shkollore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Komuniste në Kinë ka ndërhyrë në tekstet shkollore, ku ka përfshirë mendimet e presidentit Xi Jinping. Synimi është fuqizimi i kultit të presidentit te fëmijët dhe krijimi i një brezi të ri patriotësh. Ministria e Arsimit e Kinës ka thënë se do të përfshijë ideologjinë politike në planprogramin mësimor, nga shkollat fillore e deri tek nivelet e diplomimit.

Qeveria kineze tha se mësuesit e shkollave fillore duhet të “mbjellin farat e dashurisë për partinë, vendin dhe socializmin”. Sot, në ditën e parë të shkollës nxënësit pasi u ulën në banka shfletuan tekstet dhe u njohën me citatet e presidentit të shoqëruara me fotografitë e tij. Thëniet tregonin arritjet e qytetërimit kinez dhe rolin e Partisë Komuniste në zbutjen e varfërisë dhe luftimin e pandemisë së COVID-19.

“Gjyshi Xi Jinping është shumë i zënë me punë, por pavarësisht se sa i zënë është, ai prapë u bashkohet aktiviteteve tona dhe kujdeset për rritjen tonë”, thuhej në një libër shkollor.

Disa prindër u shprehën të shqetësuar në lidhje me këtë planprogram, por refuzuan të intervistoheshin nga AFP, nga frika se do të kishin probleme me autoritetet nëse flasin për mediat e huaja. Megjithatë, komentuesit anonim në rrjetet sociale e kanë kundërshtuar masën.

“Shpëlarja e trurit fillon që nga fëmijëria”, shkroi një përdorues i platformës së mediave sociale Weibo.

“A do të mund ta refuzojmë këtë?” pyeti një tjetër.

Një profesor i çështjeve ndërkombëtare në Georgia Tech Institute në SHBA , tha se duke marrë parasysh atë që ka ndodhur në katër dekadat e fundit “shumë prindër dhe studentë mund të mos e pëlqejnë këtë, por shumë pak prej tyre do të guxonin ta kundërshtonin publikisht”.

“Mbase shumica nuk do ta marrin shumë seriozisht”, tha ai.

Etiketa: Kinepartia komunistetekste shkollore

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Para
Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com