GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kisha 3 ditë pa ngrënë”/ Bastisi lokalin, hajduti befason policët: Më duheshin paratë për ilaçe

15:46 - 06/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kisha 3 ditë pa ngrënë”/ Bastisi lokalin, hajduti befason policët: Më duheshin paratë për ilaçe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjithçka që konvertohet në para, për hajdutët është e lakmueshme. Por edhe gjithçka që konsumohet ku përfshihen jo vetëm ushqimet, por edhe produktet e luksit si duhani dhe pije. Nga lakmia e hajdutëve nuk shpëtojnë as veshjet, që kryesisht janë ‘gjahu” i preferuar i grave hajdute, apo aparatet e telefonëve. Në një situatë vjedhjesh që nuk po njohin frenim, policia thotë se gjatë sezonit të verës ka shtuar patrullimet në kryeqytet, pasi qytetarët zhvendosen drejt bregdetit për pushimet vjetore.

Por një i ri që është identifikuar nga uniformat blu i ka lënë ata pa fjalë kur nga kqyrjet e kamerave të sigurisë u zbulua. Sipas një burimi zyrtar pranë drejtorisë vendore, i riu me inicialet X.LL , 26 vjeç pavarësisht arsyeve dhe recetave që rreshtoi përballë agjentëve të krimeve do të hetohet për akuzën e vjedhjes.

Ai akuzohet për vjedhje në dëm të një biznesmeneje, bën me dije policia. Denoncimi i të dëmtuarës u krye pranë policisë numër dy, pasi gruaja konstatoi se në barin e saj A.P ajo zbuloi se i kishin vjedhur tetë karrige dhe dy tavolina.

Gruaja bëri llogaritë e dëmit përpara policisë duke shtuar ; vlera e  mallit të vjedhur shkon 1500 euro, pasi edhe karriget edhe tavolinat i kam blerë në Selanik, Greqi dhe janë të shtrenjta. Si provë për ta bindur policinë gruaja u la mbi tavolinë faturat e sendeve të vjedhura. Mbasi ka kërkuar gjithandej për kamerat e sigurisë policia zbuloi hajdutin e identifikuar si shtetasi X.LL.

Policia thotë se e mori në pyetje të riun që pa shumë këmnëngulje u dorëzua dhe tregoi që karriget i kishte shitur. Në procesverbalë policia shkruan : nga kqyrja në dyqanin e shtetasit A.M u gjetën karriget dhe tavolinat që biznesmeni i dytë nuk i kishte shitur ende dhe u sekuestruan si provë materiale. I riu pranon se gjithçka e bëri nga nevoja, dhe se nuk ka vjedhur ndonjëherë në jetën e tij. Ai mohon përpara policisë të jetë hajdut.

“Kisha nevojë urgjente për para pasi jam i sëmurë dhe më duhen ilaçet, por për t’i blerë më duhen para. Kalova pa zbardhur dita përpara lokalit dhe pashë karriget jashtë. Pa e menduar gjatë, vendosa t’i merrja e t’i shisja. Më duheshin lekët për t’u kuruar. Shkova gjeta një burrë me dum dum dhe ishte i moshës diku tej 50 vjeç. Ja pagova shërbimin dhe pastaj gjeta këtë tregtarin për t’ia shitur. M’i bleu për 70 mijë lekë të vjetra. Veprimi i parë që bëra ishte bleva ushqime pasi kishte 3 ditë pa ngrënë. Me të tjerat bleva ilaçe”

Hajduti ka saktësuar edhe sasinë e mallit të vjedhur.

“Dua ta korrigjoj zonjën, nuk ishin tetë karrige por shtatë karrige dhe dy tavolina. Kur i shita më pyeti ai djali – mos i ke të vjehdura të keqen vëllai. I thashë që jo, I thashë që kam lokal në qytetin tim të lindjes dhe që do ia sillja edhe të tjerat.”

Personi që i bleu kujton se megjithëse kapi okazion po priste edhe karriget e tjera dhe tavolinat e tjera.

“Më la një numër telefoni, e mora mbi 20 herë dhe telefoni dilte i fikur. E ndjeva që diçka nuk shkonte deri ditën kur më erdhi policia në dyqan dhe aty e kuptova,”-dëshmon shtetasi ku i gjetën sendet e vjedhura./GazetaSi

 

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Pushuesit ngritën alarmin, policia ishte në dijeni për lëvizjet e paligjshme të Arjan Tases me skaf

Pushuesit ngritën alarmin, policia ishte në dijeni për lëvizjet e paligjshme të Arjan Tases me skaf

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com