GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Kishte që nga 2021 që Shqipëria nuk fitonte…”/ Silvinjo: Ja pse aktivizova Asllanin dhe Bajramin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kishte që nga 2021 që Shqipëria nuk fitonte…”/ Silvinjo: Ja pse aktivizova Asllanin dhe Bajramin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i kuqezinjve, Silvinjo, u shpreh se është i lumtur për këtë fitore ndaj Ishujve Faroe dhe se gjithashtu zëvendësimet funksionuan.

“Është shumë e vështirë të luash këtu. Një pasim i gjatë mund të vendosë në vështirësi. Nuk ka nevojë për shumë zotërim topin, me një top të gjatë mund të sjellë situata të padëshiruara.

Duhet të shohim anën pozitive. Kemi fituar me rezultatin 1-3. Ndoshta ka qenë në 2021 që Shqipëria fitonte dy ose më shumë ndeshje radhazi. Djemtë kanë bërë shumë mirë. Të gjithë kohën që ishim këtu kanë bërë një punë shumë të mirë.

Shanset janë njësoj siç ishin dhe më përpara. E rëndësishme ishin të fitonim dy fitore radhazi. Ka ndodhur para dy viteve kur Shqipëria fitonte dy ndeshje radhazi. E kam thënë që në fillim që është një grup shumë i vështirë, shumë i ekuilibruar. Jemi të kënaqur për dy fitoret dhe jemi tërësisht në garë për kualifikimin.

Goli i Asllanit apo i Muçit? Të dy ishin gola shumë të bukur. Stafi teknik punon, kemi bërë një punë të mirë, por lojtarët janë ata që bëjnë punën kryesore. Sigurisht në aspektin taktik i Asllanit ishte më i bukur, por unë nuk mund të rri pa përmendur lojtarët që kanë hyrë dhe kanë dhënë kontributin e tyre.

Ne kishim dy-tre dyshime para ndeshjes, edhe pse brenda tre ditësh dy ndeshje nuk është e lehtë. Shto këtu dhe që Ishujt Faroe është një vend i largët dhe e lodhshme. Asllani bëri një ndeshje e mirë, por dhe Seferi gjithashtu. Kemi bërë zgjedhjet e duhura. Të gjithë jemi të rëndësishëm në këtë rrugëtim.

Pushimet? Do të rikthehem në Tiranë sepse kemi disa ditë punë. Dhe pasi të kem mbaruar në Tiranë do të rikthehem në Porto dhe do të bashkohem me familjen time, më pas do të bëjmë një ose dy javë pushime në Barcelonë”, u shpreh Silvinjo për “Super Sport”.

Etiketa: Euro 2024Silvinjo

Lajme të lidhura

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League
Sport

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
Para
Asani e bën të kryer udhëtimin drejt Gjermanisë, plas festa në dhomën e zhveshjes

Asani e bën të kryer udhëtimin drejt Gjermanisë, plas festa në dhomën e zhveshjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com