GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kjo është historia e veçantë e tri motrave shqiptare me shtetësi të ndryshme

16:05 - 14/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kjo është historia e veçantë e tri motrave shqiptare me shtetësi të ndryshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ato jetojnë në Florida në Amerikës dhe kanë ardhur në Shqipëri për pushime. Bëhet fjalë për Uendin, Kristin dhe Elianën, këto janë tre motrat që e treguan historinë e  tyre të veçantë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv.

Rrëfimin e ka nisur Uendi, motra më e madhe, ku më pas e ka shoqëruar edhe motra e dytë Kristi.

“Unë kam lindur në Shqipëri por pas 2-3 muajsh ne ikëm në Greqi. Më pas në Greqi prindërit më lindën mua, unë linda në Athinë, pastaj kaluan disa vite ikëm në Amerikë dhe prindërit lindën Elianën”.

Të tre vajzat të cilat kanë kombësi të ndryshme nuk e harrojnë origjinën e tyre, ato vizitojnë shumë shpesh Shqipërinë dhe e flasin gati në mënyrë perfekte shqipen. Ndër të tjera vajzat janë angazhuar në promovimin e bukurive të Shqipërisë nëpër botë. Motra më e madhe Uendi bashkë me bashkëshortin e saj Jurin, kanë krijuar një vlog në rrjetin social Youtube, ku ndajnë punët e tyre, duke qenë se të dy kanë krijuar kompaninë e tyre të vogël të fotografisë, ku kanë klientë nga e gjithë bota. Por nuk harrojnë që të promovojnë edhe Shqipërinë, dhe vendet e saj të bukura.

“ Ne kemi 6 vite të martuar, kemi shtëpinë tonë në Florida dhe kemi hapur një biznes që bëjmë foto dhe video për dasma, po udhëtojmë gjithë botën tani dhe filmojmë dasmat. Prandaj kemi ardhur edhe në Europë sepse kemi disa klientë në Austri, Zvicër, Itali dhe Paris”.

Ndërsa tre motrat momentalisht po shijojnë pushimet në Shqipëri, tregojnë se çfarë i pëlqen më tepër në Shqipëri.

“Deti është shumë i bukur sidomos në Vlorë por edhe jetesa është ndryshe këtu, dhe sjellja nuk është njësoj. Njerëzit këtu kanë ndryshe vlera dhe sidomos ushqimi është i mrekullueshëm”.

Prej shumë vitesh vajzat jetojnë në Amerikë dhe kanë ndërtuar jetën e tyre atje.  Edhe Kristi ka krijuar biznesin e saj të vogël në rrjetet sociale, ku merret me krijimin e vajrave esencialë që përpos aromës së mirë kanë veti të kurojnë edhe sëmundje.

Gjatë pandemisë po i përdorja shumë vajrat esencialë, fillimisht i blija por nuk kishin përzierjet që unë doja dhe kështu fillova t’i bëja vet. Kështu i marr vajrat dhe në varësi të asaj që ke, ankth, stres, dhimbje koke. Dhe këto vajra ia sugjeroj të gjithëve, bëj porositë me Instagram. Dhe tani mund të shes kudo në botë”.

Ndërkohë më e vogla nga motrat Eliana është ende në shkollë por ka ndjekur gjurmët e dy motrave më të mëdha, duke zgjedhur si shkollim degën e biznesit. Asaj i duhet edhe një vit për të mbaruar shkollën ndërsa për momentin ndihmon dy motrat e saj  me bizneset e tyre.

Etiketa: aktualitethistori

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Kosova dhe Serbia janë afër marrëveshjes për energjinë

Kosova dhe Serbia janë afër marrëveshjes për energjinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com