GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Kjo verë ishte sukses”/ Turizmi në Shqipëri, Kumbaro i përgjigjet Zhupës

10:57 - 13/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kjo verë ishte sukses”/ Turizmi në Shqipëri, Kumbaro i përgjigjet Zhupës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro iu përgjigj deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupa. Kjo e fundit e thirri sot në interpelancë Kumbaron për sezonin turistik dhe problematikat që ka patur kjo periudhë,

Zhupa u shpreh më herët se Kumbaro duhet të ishte larguar pas ngjarjeve të rënda që ndodhën, ku kulmi u shënua në Potam, me humbjen e jetës së vogëlushes Jonada, e cila gjeti vdekjen pasi e përplasi skafi.

Ndërsa, nga ana tjetër, Kumbaro e ka cilësuar këtë sezon turistik si më të suksesshmin.

Kumbaro: Saranda është rasti tipik, por jo i vetmi ku sezoni turistik nuk mbyllet në gusht por vijon edhe në vjeshtë. Në muajin shtator kishte turistë gjermanë, italianë, polakë dhe shumë nga vendet nordike. Ky shtator është më i miri për sa i përket numrit të turistëve. Edhe muaji tetor konfirmohet më i mirë se sa tetori i një muaji më parë, pasi vijojnë rezervimet.

Në Sarandë dhe në Ksamil ka rreth 900 njësi akomoduese, çka përkthehet në mbi 25 mijë shtretër. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kemi një rritje të prurjes me mbi 25%. Po flas vetëm për Sarandën.

Pas një pause 3-vjeçare kemi një rikthim të turistëve nordikë. Risi ishte ardhja e turistëve spanjollë, që kaloi mbi 4.5 herë më shumë se vitin e kaluar. Edhe ata italianë erdhën 85% më shumë se vitin e kaluar. Suksesi i kësaj vere ishte dhe hapja e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Këto flukse kanë ndikuar dhe në shitjen e pasurive të patundshme në Gjirokastër duke synuar jo vetëm turizmin në Gjirokastër por edhe në bregdetin e Sarandës.

Kjo verë nga qershori deri në shtator ka pasur çdo javë nga një artikull në mediet ndërkombëtare duke i bërë jehonë turizmit. Një aspekt shumë i rëndësishëm ka qenë përpjekja e bashkisë për të mbajtur pastër një territor që për 3 muaj u popullua 10 herë më shumë se numri i banorëve që jetojnë aty për 9 muaj të tjerë. Padyshim që Saranda ishte më e pastra këtë verë, ashtu siç ishin dhe bashkitë e tjera.

Ministria e Turizmit ka filluar punën për vitin 2023. Në datën 1 nëntor deri në 30 nëntor do të jetë faza e aplikimit të subjekteve që punojnë dhe ndërtojnë ekonomi në këtë sektor. Turizmi këtë vit ka qenë jo vetëm më i mirë se çdo vit, por flet dhe për një shtirje në kohë.

Nëse frekuencat e para fillojnë në mars dhe vijojnë deri në nëntor, kjo tregon që zhvillimi i atraksioneve të reja turistike, e bëjnë Shqipërinë vërtetë ashtu sikurse në fakt e ka nxjerrë dhe Organizata Botërore e Turizmit, që e radhit Shqipërinë të parin vend në Evropë për rikuperimin e numrit të turistëve pas pandemisë me 19% më shumë vizitorë dhe të dytin në botë.

Etiketa: Ina ZhupaMirela KumbaroParlament

Lajme të lidhura

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin
Aktualitet

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm
Aktualitet

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Para
Brenda pak javësh, deputeti i PD paraqitet për herë të dytë në SPAK

Brenda pak javësh, deputeti i PD paraqitet për herë të dytë në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të...

Lexo më shumë
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com