GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KKT konfiskon 7 pallate që shkelën lejen e ndërtimit në Tiranë

12:22 - 02/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
KKT konfiskon 7 pallate që shkelën lejen e ndërtimit në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli Kombëtar i Territorit, KKT zbardhi në fund të tetorit shtatë vendime konfiskimi të 7 godinave shumëkatëshe në Tiranë, që sipas vendimmarrjes kishin tejkaluar lejen me mbi 10 për qind të totalit të ndërtimit.

Në vendimet e zbardhura të KKT nuk bëhet me dije sa sa është sipërfaqja e konfiskuar, por KKT urdhëron Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ose një autoritet të autorizuar prej saj “të aplikojë nëpërmjet sistemit e-leje, për miratimin e një Leje Zhvillimi/Ndërtimi të re, si dhe lëshimin e Certifikatës së Përdorimit, me qëllim rregullimin e pasojave të shkaktuara nga situata faktike, e krijuar nga ndërtimi në tejkalim të lejes së ndërtimit”.

Njëkohësisht KKT urdhëron Bashkinë e Tiranës që të lëshoj certifikata përdorimi për godinat në përputhje me vendimin e KKT-së.

Vendimet janë zbardhur në sistem si projekt vendime, por Ledia Tota sekretare e KKT-së i tha BIRN se sapo të firmosen vendimet do të ripublikohen si vendime të plota. Tota theksoi se të gjitha vendimet ishin miratuar në mbledhjen e 19 tetorit të KKT-së, ndërsa shpjegoi se vendimi mbi procedurën për lejet shtesë dhe vendimi mbi kontratën noteriale me ndërtuesin e godinës shumëkatëshe “Eyes Of Tirana”, të cilës i sekuestrohen 4646 metra katrorë, do të zbardheshin sëshpejti.

Në vendimet e zbardhura janë konfiskuar: Godina 6 kate me zhvillues shoqërinë “RT MAX” sh.p.k, godinë banimi 6 kate me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Devis Construksion” sh.p.k, godinë banimi dhe shërbime 6 kate, me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Laxmi Real Estate & Investment” sh.p.k, një objekt 7 kate me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Devis Construksion” sh.p.k, një godinë me 7 kate leje me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “City Construction INC” sh.p.k, objektin me 9 kate, me zhvillues shoqërinë “Fabri D” sh.p.k dhe godinën 9 katëshe me zhvillues shoqërinë “Arb & Trans – 2010” sh.p.k.

Vendimet e konfiskimit u morën pasi qeveria miratoi VKM-në kontraverse me numër 589, “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje, për qëllim fitimi”. VKM-ja ndër të tjera parashikon një marrëveshje mes ndërtuesve në shkelje dhe qeverisë. Këta të fundit do duhet të dhurojnë shtesën pa leje apo paguajnë atë në vlerë reale tregu, në këmbim të legalizimit të godinës dhe “shpëtuar nga ndjekja penale” siç ka deklaruar kryeministri dhe disa nga ministrat e përfshirë.

VKM në fjalë u pa nga ekspertët si një rrugëdalje për ndërtues pranë qeverisë që kishin tejkaluar lejet e ndërtimit në godinat shumëkatëshe rreth Tiranës. Ndërsa opozita akuzoi qeverinë se pasi kishte lejuar tejkalimin e lejeve, po përdorte VKM-në për të amnistuar nga ndjekja penale ndërtues pranë saj.

Kryeministri Edi Rama i ka mohuar akuzat dhe këmbënguli në disa dalje publike se vendimi në fjalë vinte pasi institucionet në varësi të ekzekutivit përfshi IKMT dhe Policinë e Shtetit ishin përballur me mosreagim të sistemit të drejtësisë.

Rama akuzoi specifikisht një gjykatës të Gjykatës Administrative në Tiranë se kishte marrë një vendim në favor të kompanisë “Ideal Construction”, e cila po ndërton “Eyes of Tirana” dhe penguar punën e IKMT-së që i kishte vënë kompanisë një gjobë 1,3 milion dollarë. Rama tha se këto vendime kishin shtyrë qeverinë për të ndërmarrë VKM-në e cila u ofronte një marrëveshje ndërtuesve për të mos humbur të gjithë godinën.

Ndryshe nga sa pretendon kryeministri vendimi i përmendur është vetëm një masë sigurimi padie dhe gjyqtari shprehet se ai nuk i jepte të drejtë në themel asnjërës nga palët.

Por referimi në mënyrë të pasaktë i vendimit gjyqësor është vetëm një nga paqartësitë dhe pikëpyetjet rreth fushatës së fundit të qeverisë.

I pyetur nga BIRN se pse kompanitë ishin të gatshme të ndërhynin në gjykatë, siç akuzoi kryeministri për një gjobë 1.3 milion dollarë, por pranonin t’i jepnin qeverisë me dëshirë sipërfaqe ndërtimi me vlerë shumë më të madhe e në disa raste me dhjetëra milion euro më shumë në treg, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga tha se për këtë duheshin pyetur ndërtuesit.

Fuga këmbënguli se VKM-ja thjeshtë kishte qartësuar procedurat për konfiskimin.

“Këta pretendonin që ishin në proces legalizmi, prandaj VKM-ja ishte e nevojshme për të sqaruar procedurat”, tha Fuga.

Ai shtoi se asnjë kompani – veç Ideal Construction, nuk kishte pranuar apo kërkuar marrëveshje me qeverinë bazuar në VKM-në që ua mundëson këtë dhe kjo kishte sjellë konfiskim të ndërtimeve.

Ndërkohë Ledia Tota, sekretare e KKT, i tha BIRN se deri tani nuk kishte asnjë padi në gjykatë ndaj vendimeve të konfiskimit.

KKT i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për informim se ende nuk kishte një sipërfaqe përfundimtare të ndërtimit pa leje që mund t’i nënshtrohej procedurës së konfiskimit dhe se ende ishte në proces verifikimi./BIRN

Etiketa: ndertimepallate pa lejeqeveria

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Emocionuese/ Nipi i Adem Jasharit prezantohet para futbollistëve me këngën dedikuar komandantit

Emocionuese/ Nipi i Adem Jasharit prezantohet para futbollistëve me këngën dedikuar komandantit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com