GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Klandestinët nga Ukraina, trafikantët bashkëpunojnë me “Ndrangheta”-n

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Klandestinët nga Ukraina, trafikantët bashkëpunojnë me “Ndrangheta”-n
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet italiane po shohin një rritje të madhe të numrit të imigrantëve të paligjshëm, që përdorin një korridor më pak të njohur të trafikut të qënieve njerëzore, që nis nga Turqia në drejtim të rajonin jugor italian, Kalabrisë. Trafikantët përdorin varka me vela për të transportuar imigrantë të pasur afganë, irakianë, iranianë dhe kurdë drejt Evropës. Këto lloj mjetesh lundruese luksoze janë më të vështira për t’u pikasur nga autoritetet, që thonë se ato shpesh drejtohen nga kontrabandistë ukrainas, që bashkëpunojnë me gjasë me mafiozë turq e me grupin mafioz italian “Ndrangheta”.

Çdo imigrant i rritur paguan rreth 10 mijë dollarë për të hipur në varkë dhe gjysmën e shumës për çdo fëmijë. Punonjësit e ndihmës i quajnë si udhëtime të “klasit të parë”. Por në kushtet kur rreth 100 imigrantë bëhen të gjithë bashkë, nën kuvertë, për t’iu shmangur patrullave ajrore, apo të rojes bregdetare, situata aty është e kundërta e luksit.

Bashkëshortët afganë Hamid dhe Zakia, vendosën të largohen nga Kabuli pasi talebanët morën pushtetin në gusht. Në atë kohë, Hamidi, 28 vjeç, punonte si revizor ndërsa Zakia, 24 vjeç, studionte në universitet për ekonomik. Ata u larguan nga Afganistani së bashku me motrën e Hamidit, Tooban, me profesion avokate, bashkëshortin e saj doktor, si dhe tre fëmijët e tyre të vegjël.

Pas një odiseje disa mujore ata arritën në Kalabri më 10 nëntor, të dehidratuar, të uritur e të lagur, por të lehtësuar që ndodhedhin në Evropë. Në një qendër të improvizuar, jo larg bregut, Hamidi dhe Tooba përshkruajnë udhëtimin e tyre.

“Ishim 105 veta, përfshirë gra, disa shtatzëna, e fëmijë. Pra, ishim 10 herë më shumë sesa kapaciteti i varkës me të cilën lundruam“, thotë Hamidi.

“Jeta jonë nuk ishte e sigurt në Kabul me ardhjen e talebanëve. Unë isha avokate. Ishte një udhëtim i vështirë. Shkuam në Iran dhe më pas në Turqi e Itali, tre muaj duke udhëtuar”, thotë Tooba.

Gjatë viteve të fundit ndërsa qindra mijëra imigrantë nga Afrika e Veriut kanë lundruar përgjatë Mesdheut për të arritur në Evropë, pak vëmendje i është kushtuar rrugës kalabreze, që nis nga Turqia.

Imigrantët që marrin këtë rrugë priren të jenë më të arsimuar, të paguajnë më shumë para, të udhëtojnë si familje e të mbërrijnë me varka me vela, që shpesh braktisen pranë bregut. Vendasit i quajnë ato anije fantazmë, sepse shpesh lundrojnë pa u pikasur nga autoritetet. Vittorio Zito është kryebashkiaku i Roccella Jonica, një qytet i vogël në bregdetin kalabrez që ka qenë qendra e të ardhurve.

“Përdorimi i varkave me vela, për të përshkuar këtë korridor ujor, bëhet pasi ato janë më të vështira për t’u kapur nga autoritetet edhe nëse ata i vëzhgojnë nga sipër me avionë. Ata shohin varka me vela, gjysmë të reja, ndonjëherë edhe te reja, jo diçka që ngjall dyshime. Sheh dy marinarë, zakonisht me kombësi ukrainase”, thotë ai.

Zoti Zito thotë se kontrabandistët mund të sigurojnë rreth 500,000 euro për çdo udhëtim. Autoritetet thonë se gjatë vitit të kaluar ka patur një rritje të ndjeshme të numrin të imigrantëve që kanë përdorur këtë korridor për të hyrë në Evropë. Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, rreth 10 mijë imigrantë e refugjatë kanë mbërritur në Kalabri që nga mesi i nëntorit, pothuajse katër herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Situata ka nxitur autoritetet të përforcojnë hetimet për të gjetur lidhjet e mundshme mes klaneve mafioze italiane dhe grupeve kriminale në vende të tjera. Policia italiane ka arrestuar disa kontrabandistë ukrainas, të cilët janë dënuar për nxitje të migracionit të paligjshëm, por ata thjesht një pjesë e vogël e zinxhirit të një operacioni të madh kriminal. Sa i takon Hamidit dhe familjes së tij, odiseja e tyre nuk ka përfunduar ende. Pas dy javësh në karantinë, ata do të nisin procedurat për të kërkuar azil në Itali, ose të udhëtojnë drejt veriut, me shpresën për të arritur tek të afërmit e tyre në Suedi./VOA

Etiketa: bashkepunimNdranghetatrafikim qeniesh njerezoreUkraine

Lajme të lidhura

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën
Botë

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Zelensky letër të hapur Putinit: Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë
Botë

Zelensky letër të hapur Putinit: Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë

15:29 - 05/06/26
Para
Tentoi të helmohej me fostoksinë, 66-vjeçarja transportohet me urgjencë në spitalin e Sarandës

Tentoi të helmohej me fostoksinë, 66-vjeçarja transportohet me urgjencë në spitalin e Sarandës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit
Aktualitet

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

14:35 - 07/06/26

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Violand Braçellari, i akuzuar për vrasjen e efektivit të...

Lexo më shumë
Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

14:22 - 07/06/26
Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

14:11 - 07/06/26
Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26
GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

12:55 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino siteleriCasibom Girişcasibomcasibom