GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Klani Duka ka ekzekutuar Ervis Martinajn? Politika në “ankth” për marrëveshjet me të

15:02 - 29/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhdukja e Ervis Martinajt, dyshime se është vrarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria po tenton të zbërthejë “puzzle-in” mbi zhdukjen e Ervis Martinajt që prej fillimit të këtij muaji, ndërkohë që të dhënat e siguruara nga dëshmitë e personave të fundit që kanë pasur kontakt me të janë të vakëta.

“Mbreti i lotove” vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes se mediave edhe pse ai është shpallur i zhdukur që në fillim të muajit gusht.

Saga nisi me denoncimin e bërë në polici nga xhaxhai dhe nëna, pasi këta të fundit kishin humbur kontaktet prej 3 ditësh me Ervisin. Ata ishin të shqetësuar se diçka e keqe mund t’i kishte ndodhur nga kundërshtarët e tij.

Çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn?

Në fillim të gushtit ishte xhaxhai i tij dhe nëna që shkuan në komisariatin e Policisë së Kurbinit duke kërkuar nga policia t’i gjenin të afërmin pasi sipas tyre nuk kishin pasur kontakt prej disa ditësh. Ata theksuan në polici, sipas dëshmisë së zbardhur, se mungesa e kontaktit nga Martinaj ishte konstatuar nga një kushëriri i tyre me banim në Dubai. Ai u kishte thënë se nuk fliste prej disa ditësh me Ervis Martinajn.

Pas këtij denoncimi u shtua edhe më tepër dyshimi mbi fatin e tij si edhe zhvillimet e bujshme në fushën e kriminalitetit. Ky denoncim përkon me periudhën kur në Laç iu bë atentat dy personazheve të tjerë, të njohur si persona të grupit të Martinajt. Madje, makina e përdorur prej tyre, një Toyota Land Cruiser e blinduar ishte përdorur shumë shpesh nga Ervis Martinaj duke shtuar dyshimet se objekt i atentatit të Laçit ishte pikërisht ai.

Klani Duka

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se një nga kundërshtarët më të fortë të Ervis Martinajt është klani Duka. Komentet Lala i bëri për Euronews Albania, ku tha se këta të fundit kanë paguar një oficer policie që t’u jepte informacion rreth lëvizjeve të Martinajt.

Sipas gazetares, kundërshtarët nuk mundën të vrisinin Martinajn, por mundën të eliminonin mikun e tij, Santiago Malkon.

“Ka pasur më parë një plan, që klani kriminal Duka që ai u përplas shumë ashpër para disa vitesh, kishte paguar shumë para një agjenci turistike, një oficer tjetër të policisë për të dhënë informacion për lëvizjet e Erivs Martinajt. Ata nuk e vrisnin dot Martinajn dhe i ekzekutuan mikun, Santiago Malkon. Kundërshtarët i prenë të gjithë krahët”, tha Lala.

Nëse shoqëruesi i Martinajt “zbërthehet” do të “trazojë” politikën e biznesin

Po ashtu Lala është shprehur se nëse oficeri i operacionales, Jeton Lami, do të flasë në polici, ai rrezikon “të trazojë” gjithë policinë, politikën dhe biznesin.

Komentet Lala i bëri në një intervistë për Euronews Albania, ku është shprehur se agjenti i Forcës së Posaçme Operacione, Jeton Lami, i cili ka shoqëruar të shumëkërkuarin Ervis Martinajn dhe ndodhet në burg, nuk do të flasë para autoriteteve.

“Çështja është se Jeton Lami, ka heshtur deri më tani dhe mendoj se nuk do të flasë, sepse po foli nuk do të mbetet te skuadra e Posaçme Operacionale kjo histori do shkojë në nivele të larta të policisë, deri në nivele të larta politike dhe deri tek njerëzit njohur të biznesit”, tha ajo.

Më tej gazetarja theksoi se Lami ishte potencialisht i rrezikuar për t’u vrarë sepse ai kishte të gjithë informacionet për Ervis Martinajn.

Shoqërimi me vajzën VIP

Ervis Martinaj është parë për herë të fundit mbrëmjen e 25 gushtit në një hotel me 5 yje në Durrës, ndërkohë që makina që shoqëronte atë është fiksuar nga kamerat e sigurisë edhe dy ditë të tjerë nëpër qytet dhe më pas është zhdukur.

Gazetarja Klodiana Lala tha sot në Euronews, se Martinaj ishte i shoqëruar në atë hotel edhe nga një vajzë, një personazh shumë i njohur publik në Shqipëri. Sipas gazetares, Martinaj dhe vajza që e shoqëronte kishin një lidhje intime bashkë.

“Në datën 5 gusht në orën 21 e 15 minuta me një mjet “Audi” Ervis Martinaj, Jeton Lami së bashku me një vajzë shumë të njohur, pra figurë publike, janë shfaqur në zonën e një hoteli shumë të njohur në Durrës. Lami ka zbritur nga automjeti, ka shkuar te recepsioni, ka pronotuar dhomën për të qëndruar Martinaj dhe vajza që kishte një marrëdhënie intime me të. Ata janë larguar në orën 10 e ca nga aty”, tregoi gazetarja.

Pasuria e Ervis Martinajt

Pasuria e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj llogaritet në 600 milion euro. Lajmin e bën të ditur gazetarja e njohur Anila Hoxha, sipas të cilës Martinaj vendosi nga bota e errët një pasuri prej 600 milion eurosh.

“Ervis Martinaj llogaritet se nga bota e errët vendosi një pasuri gati 600 milionë euro”, shkruan gazetarja. Shifra është e “çmendur”, por jo për ata që e njohin botën e errët të basteve dhe faktin se 40-vjeçari dominonte tregun në Tiranë dhe rrethe. /albeu.com

Etiketa: Klani DukaMartinaj

Lajme të lidhura

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Para
Kini kujdes/ Këto shenja tradhtojnë më shumë në një lidhje

Kini kujdes/ Këto shenja tradhtojnë më shumë në një lidhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com