GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Klasikja e Europës”, dy gjigantët Bayern-Real përballen në Champions

09:26 - 30/04/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Klasikja e Europës”, dy gjigantët Bayern-Real  përballen në Champions
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bajern Mynih ka detyrën e vështirë për të kthyer “nderin në vend” pas dështimit në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë. Deri në këtë pikë të sezonit, atyre i ka mbetur vetëm Liga e Kampionëve, “treni i fundit” eviton mbylljen e ciklit pa trofe. Real Madrid rezulton “muri i madh” që duhet thyer nga Kejn me shokë.

Njihuni po me disa nga statistikat më pikante mes klubeve:

Përballja më e shpeshtë – Bajerni në duelet me Realin ka një “libër histori” me kujtime nga më të ndryshme të dueleve. Në bilanc total, fiksohet ndeshja më e luajtur në historinë e Championsit, plot 26 herë. Njëzet prej tyre kanë ardhur në raundet me eliminim, tjetër rekord. Nuk ka ballafaqim kaq të shpeshtë, tregues se klubet e kanë mbajtur “stekën” lartë në shumë etapa.

Bilanci– Në këtë duel të peshave të rënda, Bajern Mynih gëzon bilanc më avantazh të lehtë, specifikisht 12 fitore, kundrejt 11-të të “galaktikëve”, ndërsa 4 ndeshje janë ndarë në baraspeshë. Interesante është se në 3 precedentët, klubet e mësipërme janë “përplasur” në fazën gjysmëfinale. Zanafillën e ka me etapën e 1976. Ndeshja e parë përfundoi në kryeqytetin spanjoll 1- 1, ndërsa në kthim bavarezët nuk falën, sukses i pastër 2- 0. Viti 2012 rezultoi gjysmëfinalja e dytë, e cila i shkoi sërish gjermanëve, kësaj radhe me ndihmën e penalltive. Reali e ka përmirësuar bilancin në dy gjysmëfinalet pasardhëse, konkretisht në vitin 2014 dhe 2018, kualifikim në finale dhe sigurimin e medaljes së kampionit.

Fortesa “Allianz Arena” – Klubi më i titullar në Gjermani ka humbur vetëm 1 nga 24 duelet e fundit si pritës në Champions dhe është i pamposhtur në 15 duele (12 fitore dhe 3 barazime). Për më tepër, ekipi nga Mynihu nuk e ka gjetur golin në 1 precedentë në 29 takimet pararendëse, konkretisht me Kopenhagen në “Alliazn Arena”, e edicionit aktual.

 

Dueli anglez– Harry Kane po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, 42 gola pas 42 takimesh. Edhe pse është 30-vjeç, “pyka” e Bajernit ka mahnitur me numrat, ndërsa fundjavën e shkuar grumbulloi 400 gola në karrierë. Në Champions, Kane është përfshirë në 10 finalizime (7 gola dhe 3 asist). Bellingam nuk qëndron mbrapa. Përtej 17 golave në La Liga, 20- vjeçari me profil mesfushor ka 4 gola dhe 4 shërbime në favor të ekipit, Liga e Kampionëve. Dueli në fjalë mund të cilësohet një sfidë brenda “betejës”. Fakti që të dy lojtarët janë anglezë pritet të shkaktojë zhurmë edhe në Ishull, pavarësisht se asnjë klub nga Angli nuk është prezent në gjysmëfinalet e Championsit.

 

“Maratonomaku” Muler– Tomas Tuhel e la në stol gjatë çerekfinales kundër Arsenalit Tomas Mylerin, por me shumë gjasa pritet që futbollisti me numër “25” të djersisë fanellën e bavarezëve karshi Realit, e cila do shënoj arritje të veçantë. Myler ka mbetur në kuotën e 149 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe ndaj “galaktikëve” do ishte rasti më i mirë për të festuar prezencën e 150 në turneun më elitar në rang klubesh, duke barazuar Iker Kasijas.

 

Etiketa: bayernReal

Lajme të lidhura

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive
Aktualitet

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu
Sport

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

12:27 - 22/12/25
LEGJIONARËT/ Armando Broja në “pole–position” me golin, shkëlqejnë edhe Hoxha, Asllani e Ismajli
Sport

LEGJIONARËT/ Armando Broja në “pole–position” me golin, shkëlqejnë edhe Hoxha, Asllani e Ismajli

11:05 - 22/12/25
Para
Gledis dhe Artemisa përballen në sfidë me njëri-tjetrin, kush u largua nga “Ferma VIP”

Gledis dhe Artemisa përballen në sfidë me njëri-tjetrin, kush u largua nga “Ferma VIP”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër
Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore, në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Sipas informacioneve, seanca e radhës është caktuar të...

Lexo më shumë
Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

15:54 - 22/12/25
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

15:40 - 22/12/25
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

15:30 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com