GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Klerikët fetarë flasin pas takimit me krerët e UÇK-së: Drejtësia do të vërtetojë pafajësinë tyre

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Klerikët fetarë flasin pas takimit me krerët e UÇK-së: Drejtësia do të vërtetojë pafajësinë tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klerikët fetarë nga Kosova kanë vizituar krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët, në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Pas takimit ata kanë uruar që krerët e UÇK-së, të kthehen sa më shpejtë në vendin e tyre. Naim Ternava, kryetar i Bashkësisë Islame në Kosovë, se gjendja shëndetësore e krerëve të UÇK-së është e mirë. Sipas tij, krerët e UÇK-së do ta kalojnë ballafaqimin me gjykatën e drejtësisë dhe do të kthehen në Kosovë si të pafajshëm.

“Sot jam më se i gëzuar që pata rasti që bashkë me ipeshkvin e Kosovës, bashkërisht t’i takojmë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke filluar te vet presidenti e tutje. Patëm rastin që të bisedojmë me ata. Gjendja e tyre shëndetësore ishte jashtëzakonisht e mirë dhe besojmë se edhe këtë ballafaqim me gjykatën e drejtësisë, këtu në Hagë do ta kalojnë dhe do të kthehen sa më shpejtë në Kosovë si të pafajshëm”, tha ai.

Ipeshkvi Dodë Gjergji është shprehur i lumtur për mundësinë e vizitës së krerëve të UÇK-së, derisa ka uruar të kthehen sa më shpejtë në vendin e tyre.

“Po ashtu jam i kënaqur që sot kisha mundësi të bëjë një vepër të mëshirshme, për të vizituar njerëzit që iu mungon mundësia e lirisë. Urojmë që të kthehen sa më shpejtë në shtëpi”, tha ai.

Të dy drejtuesit fetarë dhanë edhe mesazhin e bashkimit, pa marrë parasysh përkatësisë fetare. Dodë Gjergji tha se vetëm të bashkuar mund ta gjejmë rrugën e përbashkët për ta zhvilluar vendin.

“Cilado ndasi që mund t’i kenë të mund të jenë të bashkuar dhe të gjejnë rrugën e përbashkët për ta quar jetën, vendin dhe familjen para”, tha ai.

Ternava po ashtu tha se pavarësisht besimeve fetare, kjo vëllazëri duhet kultivuar edhe te gjeneratat e reja. Sipas tij, kur gjithë populli është bashkë, është më lehtë të tejkalohen edhe sfidat.

“Është simbolik që kombi shqiptar trashëgon me shekuj. Ne kemi qenë dhe jemi së bashku për çdo gjë që ka nevojë vendi ynë, vatani ynë, ardhmëria e popullit tonë. Ne edhe pse kemi besime të ndryshme, ne jemi vëllezër nga gjaku dhe gjuha. Këtë vëllazëri duhet ta ruajmë, kultivojmë edhe tek gjenerata e re. Sigurisht kur jemi bashkë jemi më të fortë do t’ia dalim më lehtë në çfarë do sfide që mund të ballafaqohemi gjatë rrugëtimit tonë”, ka shtuar Terrnava.

Pjesë e kësaj vizite ishte edhe pastori i Kishës Protestante të Kosovës, Artur Krasniqi. Ndryshe, kjo ishte hera parë që një delegacion ndërfetar viziton krerët e UÇK-së, të cilët tash e dy vjet gati gjenden në paraburgim.

 

Etiketa: drejtesiafetareKleriketkreretpafajesitakimiUçk

Lajme të lidhura

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Para
Video/ Aksident në Tiranë, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën

Video/ Aksident në Tiranë, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com