GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLGJ vijon procedurat për ngritjen në detyrë dhe lëvizjet paralele të gjyqtarëve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KLGJ vijon procedurat për ngritjen në detyrë dhe lëvizjet paralele të gjyqtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të vijojë procedurat për ngritjen e në detyrë të tre gjyqtarëve pranë Gjykatës së Apelit, verifkimin e kritereve ligjore për një tjetër kandidat për në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, si dhe të dhjetëra gjyqtarëve të tjerë të interesuar për lëvizje paralele në Tiranë e Durrës.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi të martën më 30 maj të vijojë procedurat për ngritjen në detyrë të katër gjyqtarëve pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, si dhe për procedurat për lëvizjet paralele pranë Gjykatës së Tiranës dhe asaj të Durrësit.

Tre gjyqtarët Niko Rapi, Paulin Çera dhe Artan Çupi u kualifikuan si kandidatë për tre pozicione të lira në fushën e të drejtës penale pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe u vendos vijimi i procedurave të ngritjes në detyrë të tyre.

Gjyqtari Niko Rapi u rikthye në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi një shkarkim i mëparshëm i KPK-së për cënim të besimit të publikut u rrëzua si i pabazuar. Ndërsa gjyqtari Artan Çupi u pezullua nga detyra prej KPK-së për probleme të profesionalizmit, por në përfundim, shumica e trupës çmoi si ai ia doli të përmirësohej pas një viti në Shkollën e Magjistraturës.

Paulin Çera u konfirmua në detyrë më 16 janar dhe vendimi ka marrë formë të prerë.

Po ashtu, KLGJ vendosi të martën verifikimin e kandidatit Laurent Fuçia të kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe për një pozicion të lirë në fushën penale në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Fuçia u konfirmua në detyrë nga KPK më 8 mars 2023, por bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Komisioneri Publik ushtroi ankim, duke kërkuar shkarkimin e tij për papërshtatshmëri në kriterin profesional.

Këshilli vendosi të fillojë edhe procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për lëvizje paralele në Gjykatat e Shkallëve të Para Tiranë e Durrës. Më 18 janar, KLGJ shpalli të lira 10 pozicione në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe 4 në atë të Durrësit. Nga sa u relatua në mbledhjen plenare të së martës, u mësua se për këto vende vakante kanë shpallur interes 36 gjyqtarë, nga të cilët 12 është vlerësuar se plotësojnë kriteret formale për të vijuar procedurët e verifikimit të kritereve të tjera.

Në mbledhje u miratuan ndër të tjera dhe ripërsëritja e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit Hasbi Balliu pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, si dhe rregullat standarde për organigramën, përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të pozicioneve të nëpunësve civilë gjyqësore dhe punonjësve të tjerë të Gjykatës Administrative të Shkallë së Parë Tiranë dhe asaj të Lushnjës. /BIRN/

Etiketa: detyragjyqtareKLGJ

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Shoqërohet në polici drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër

Shoqërohet në polici drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com