GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka zbuluar një skemë të dyshuar vjedhjeje dhe falsifikimi në një filial të “UBA Bank” duke çuar në ekzekutimin e 12 masave të sigurisë ndaj punonjësve të saj.

Konkretisht, janë caktuar masat “Arrest në burg” për drejtorin, Gilbert Hoxha dhe zv.drejtorin Albin Keta, “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për 10 personat e tjerë, të dyshuar për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Procedimi penal ka nisur pas kallëzimit të shtetasit I.O., i cili denoncoi se nga tre llogaritë e tij në bankë ishin tërhequr rreth 500 mijë lekë pa autorizimin e tij. Një kallëzim tjetër u depozitua nga vetë banka, e cila evidentoi tërheqje të paautorizuara nga llogaria e një klienteje tjetër.

Nga hetimet rezultoi se janë kryer të paktën 30 tërheqje pa mandat nga llogaritë e klientëve, si dhe janë hapur dhe mbyllur pa autorizim depozita me afat në euro dhe dollarë.

Raportohet se deri më tani, dëmi i dokumentuar nga hetuesit llogaritet në mbi 200 mijë euro.

Njoftimi i Prokurorisë: 

“Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u dhanë 12 masa sigurimi, ‘Arrest në burg’, ‘Arrest në shtëpi’ si dhe ‘Pezullimi i shërbimit të një detyre a shërbimit publik’ ndaj 12 shtetasve të akuzuar për veprat penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’ parashikuar nga nenet 135/25, 186/3 dhe 186/a/2 të Kodit Penal.
Hetimet mbi procedimin penal nr.7108 të vitit 2025, nisën pas denoncimit të shtetasit I.O., se nga tre llogaritë e tij në UBA Bank janë tërhequr shuma me një vlerë prej 500.000 lekësh nga persona të pa autorizuar. Ndërkohë që një tjetër kallëzim u krye nga vetë banka, e cila denoncoi rastin për tërheqjen e shumave pa autorizim ndaj klientes A.K në të njëjtën degë.

Nga hetimet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u evidentua se nga klientët e bankës, janë kryer 30 tërheqje pa mandat si dhe janë hapur e mbyllur pa autorizim disa depozita me afat në euro dhe dollarë. Në rastin konkret nga hetimet rezultoi se ndaj personave në hetim, shtetasit E.Q., I.D., E.K., B.M., A.K., G.H., G.B., D.D., O.K., R.S. B.N. dhe Zh.B. ekziston dyshim i arsyeshëm se janë autorë të mundshëm të veprave penale penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’ parashikuar nga nenet 135/25, 186/3 dhe 186/a/2 të Kodit Penal.

Shtetasit A.K. dhe G.H., zv.drejtor dhe drejtor i degës, ndaj të cilëve u kërkua masa e siguisë ‘Arrest në burg’, rezultoi se kanë kryer në mënyrë të përsëritur veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale. Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin në sistemin bankar, ata kanë përvetësuar shumat monetare të dy kilentëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false, pa mandat, ndëhyrjes së kundërligjshme në sistem nëpërmjet konvertimeve valutore, hapje/mbyllje depozitash si dhe ndryshim të të dhënave pa autorizim. Kjo skemë vjedhjeje e koordinuar krijon dyshim të arsyeshëm mbi konsumimin e veprës penale për të cilën janë në hetim. Këto veprime ata i kryen në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të bankës, në cilësinë e arkëtarit, supervizorit si dhe të shërbimit ndaj klientit.Masa e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ u vendos për shtetasit G.B., D.D., O.K., R.S., B.N., dhe Zh.B., për kryerjen në mënyrë të përsëritur për veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin funksional në sistemin bankar, ata përvetësuan shuma monetare të dy klientëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false apo ndërhyrjes në sistem pa autorizimin e tij.

Kjo skemë përfitimi e realizuar nga punonjësit e bankës sipas funksionit, funksiononte sipas mekanizmit: arkëtar/shërbim klienti nëpërmjet aksesit eskluziv mbi fondet e klientit kryhen ndërhyrje dhe manipuluan sistemin bankar, veprime të cilat verifikohen dhe autorizohen nga niveli drejtues në hierarki, përgjegjës operacional dhe drejtor dege, të cilët kanë detyrimin për verifimin, kontrollin dhe autorizimin final për kryerjen e transaksionit bankar.

Në lidhje me shtetasit e tjerë në hetim, E.Q., I.D., E.K. dhe B.M., u kërkua dhe pranua masa e sigurimit personal ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për veprën penale ‘Falsifikimi kompjuterik’. Nga hetimi rezultoi se këta shtetas kanë kryer veprime dhe transaksione bankare në kushtet kur mungonte kontrata në një ose disa raste duke krijuar premisat për ushtrimin e veprimtarisë së jashtëligjshme të subjekteve të tjerë të sipërcituar të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur pasurinë.”, njofton Prokuroria.

Etiketa: Arrestimbankakliente

Lajme të lidhura

“50 mijë euro ose të hodha në erë!” Kërcënoi me tritol pronarin e karburantit, kapet autori
Aktualitet

“50 mijë euro ose të hodha në erë!” Kërcënoi me tritol pronarin e karburantit, kapet autori

09:21 - 03/10/26
Aksident në Lushnjë! Përplasen dy automjete, rëndohet trafiku në autostradë
Aktualitet

Aksident në Lushnjë! Përplasen dy automjete, rëndohet trafiku në autostradë

09:15 - 03/10/26
Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër regjimit autokratik të kryeministrit Rama
Aktualitet

126 ditë revoltë/ “Hajdutët po i bien një nga një”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Në pranga edhe kryehajduti

07:53 - 03/10/26
Para
Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore

Discussion about this post

TË FUNDIT

“50 mijë euro ose të hodha në erë!” Kërcënoi me tritol pronarin e karburantit, kapet autori
Aktualitet

“50 mijë euro ose të hodha në erë!” Kërcënoi me tritol pronarin e karburantit, kapet autori

09:21 - 03/10/26

Detaje të reja janë zbardhur nga kërcënimi ndaj biznesmenit Zija Shulku në Peshkopi. Një pajisje artizanale, e ngjashme me eksploziv,...

Lexo më shumë
Aksident në Lushnjë! Përplasen dy automjete, rëndohet trafiku në autostradë

Aksident në Lushnjë! Përplasen dy automjete, rëndohet trafiku në autostradë

09:15 - 03/10/26
Rusia paralajmëron NATO-n: Do përdorim edhe armët bërthamore nëse izolohet Kaliningradi

Rusia paralajmëron NATO-n: Do përdorim edhe armët bërthamore nëse izolohet Kaliningradi

08:55 - 03/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:42 - 03/10/26
Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

Koha për të prishur ‘mallkimin’, kuqezinjtë zbresin sonte në fushë për të rrëzuar Finlandën pas 46 vitesh

08:38 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com