GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj: Më kanë kërcënuar sërish… me vajzat e mia

22:15 - 09/06/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj: Më kanë kërcënuar sërish… me vajzat e mia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar këtë mbrëmje në Top Story, ka rrëfyer vështirësitë e të qenit gazetar në vendin tinë, dhe kryesisht kur mbulon kronikën e zezë.

Ajo foli për sulmin me armë që i është bërë disa vite më parë në drejtim të banesës së prindërve të saj, ku në të ndodheshin edhe dy vajzat e saj të mitura. Ajo tregoi se edhe para 3 vitesh sërish ka marrë mesazhe kërcënuese, ku i përmendin vajzat.

“Është ndër momentet më të vështira të jetës sime, sepse në banesën e prindërve të mi ishte vëllai im i vetëm, dhe dy vajzat e mia të vogla. Një nga predhat nuk është hequr as sot, ka mbetur te koka e krevatit të vëllait tim. Nuk kam asnjë dyshim që ai sulm lidhej me profesionin tim. E kam të vështirë të flas për atë ngjarje.

Para disa kohësh e kam referuar në fakt, më ka tronditur një mesazh që përmendte vajzat e mia, rreth 3 vite më parë, është një gjë që po hetohet.

Mbaj mend një rast kur është vrarë kryekomisar Adem Tahiraj, unë isha në ditët e fundit të shtatzënisë dhe makina e televizionit tim ishte larg. Unë raportoja dhe në atë moment filloi shi i tmerrshëm.

Më erdhi polici dhe me tha të lutem mos rri në postboll. Në ato momente dhe Anila Hoxha më kapi dhe më tha ‘lere këtë dreq pune, dhe futu në furgon’ dhe me futi brenda, dhe aty kuptova që kisha qenë keq”, tha Lala.

Anila Hoxha, e cila është pjesë e këtij profesioni mbi 26 vite, ka treguar se gazetarët përballen shpesh me kërcënime, që vijnë në forma të ndryshme.

Ajo ka treguar edhe një episod ku bashkë me kameramanin, janë kërcënuar me armë zjarri.

“Çdo çështje ka dinamikën e vet… në ‘99 ishte shumë e vështirë sepse nuk kishte telefona, nuk vraponte informacioni siç shpërndahet tani. Ishin më të vështira për të siguruar informacion.

Kur raportoja për Gjykatën, po filmonim me operatorin Eurgert Hoxhaj në Elbasan. Shoferi na la larg nga vendi ku do filmonin në tregun agroushqimor, erdhën disa  njerëz që na treguan dhe armët dhe na thanë që të fshinim filmit, të dy e menaxhuam me qetësi, patjetër që u trembëm. E falënderoj operatorin se nuk më la vetëm.

Kërcënimet më të rënda që i bëhen gazetarëve sot, lidhet me familjen. vazhdimisht shkruaja për policinë, dhe mesazhet i shkonin familjes time. Për shembull sapo erdhi kjo maxhorancë, një nga njerëzit që është hequr nga puna ishte motra ime. Për shumë gazetarë, forma e parë e presionit është kjo. Të krijosh destabilitet tek njerëzit e afërt”, tha Anila.

Gazetari Fatos Mahmutaj tha se në fillim nuk e kuptoi që ishte plagosur nga një plumb dhe vazhdoi të fliste në lidhje direkte.

Ai tha se pas atij plumbi, peripecitë dhe pasojat e ngjarjes bënë që të përfundonte azilant në Belgjikë.

Fatos Mahmutaj: Isha live në emisionin që raportoja dhe kisha përballë një gardist dhe qëlloi drejt turmës ku isha unë dhe flaka e fishekëve po vinte drejt meje. Momentet e para nuk e kuptova që isha plagosur nga një plumb mendova që ishte ndonjë cifël e trungut të pemës.Vazhdova lidhjen dhe pas plagosjes, fola për rreth një minut në lidhej direkte dhe po thoja në lidhje direkte që as vetë s’po e kuptoja çfarë po ndodhte dhe që mund të isha plagosur dhe vetë. Pas atij plumbi 14 vite karrierë morën fund. U shpërbë gjithçka. Për shkak të pasojave dhe përipecive të atij momenti përfundova azilant në Belgjikë.

Ish-kryeministri i kohës tha në një konferencë shtypi që flitej për një gazetarë të plagosur, por tha më pas që nuk ka gazetar të plagosur. Nga ky moment, rasti im u izolua dhe nuk u bë publik. Kisha një lloj dashakeqësi nga administrata e spitaleve, pra pjesa politike e tyre arriti aty ku dukej se ata donin të më fshihnin deri sa të mos të takoja as prokurorët. Mjeku ligjor nuk donte të bënte ekspertizë, filloi të më thoshte të kanë goditur nga afër, s’je goditur me plumb, gjëra që më vjen turp t’i them sot.

Etiketa: Klodiana Lala

Lajme të lidhura

Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes
Aktualitet

Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes

20:19 - 12/06/25
Ekstradohen në Shqipëri 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar
Aktualitet

Ekstradohen drejt Italisë 3 pjesëtarë në organizata kriminale – Emrat

18:47 - 12/06/25
Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi
Fact-Checking & Analize

Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

18:39 - 12/06/25
Para
“Blendi Gonxhe është takuar në lokal me bandat”, Vokshi: Ja 20 deputetët e PS që janë përfaqësues të bandave

“Blendi Gonxhe është takuar në lokal me bandat”, Vokshi: Ja 20 deputetët e PS që janë përfaqësues të bandave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes
Aktualitet

Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes

20:19 - 12/06/25

Maturanti më i veçantë për këtë vit në provimet e Maturës Shtetërore, 74-vjeçari Skënder Cena, sot është diplomuar pasi kaloi...

Lexo më shumë
Ekstradohen në Shqipëri 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ekstradohen drejt Italisë 3 pjesëtarë në organizata kriminale – Emrat

18:47 - 12/06/25
Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

18:39 - 12/06/25
Matura 2024/ Sot 28 mijë nxënësi i nënshtrohen provimit në ‘Gjuhën e huaj’!

Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave

18:29 - 12/06/25
PD: Publikimi i tezës së provimeve të maturës pas fillimit të testimit, dështim i sistemit arsimor

PD: Publikimi i tezës së provimeve të maturës pas fillimit të testimit, dështim i sistemit arsimor

18:21 - 12/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com