GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLP mblidhet për shkarkimin e Alfred Ballës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U përjashtua 15 vite nga sistemi i drejtësisë, reagon kreu i KLP, Alfred Balla: Vendim i turpshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë) është mbledhur këtë të Hënë për shkarkimin e kryetarit Alfred Balla.

Mbledhja drejtohet nga nënkryetari Tartar Bazaj. Të pranishëm janë 10 anëtarë.

Më 21 Maj, Kolegji i Posaçëm i Apelit vendosi që ai të mos ushtronte detyrën në asnjë institucion të drejtësisë për 15 vite.

“Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si i tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr. 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, Inspektor i Lartë i Drejtësisë apo Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare”, thuhej në vendimin e KPA.

Sipas KLP, Balla ka refuzuar t’i nënshtrohet vetting-ut. Ndërkohë ky i fundit në reagimin e tij në rrjetet sociale, e cilësoi “vendim të turpshëm”.  Ai paralajmëroi se çështjen do e apelojë në Gjykatën e Strasburgut.

Reagimi

“Edhe pse shpresova se nuk do të ndikohej, sot KPA-ja (shumica) mori një vendim të turpshëm që të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun tim si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ku kam punuar para 8 vitesh, duke e shoqëruar edhe me ndalesat e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, të cilat u vihen vetëm atyre që dorëhiqen ose shkarkohen nga detyra ku nuk ishte asnjë rast për mua. Ky vendim më la shije jo të mirë edhe pse nuk ka lidhje me statusin tim aktual në KLP, si i zgjedhur nga Parlamenti nga radhët e shoqërisë civile dhe jo si magjistrat. Për sqarim, ky nuk është një vendim shkarkimi, pasi nuk është bërë hetim administrativ ndaj meje. Në bazë të këtij vendimi, në të ardhmen nuk mund të kandidoj për vende të caktuara, kuptohet deri sa të shprehet GjEDNj. Më keq me vjen për avokaten time, që kishte bindjen se çështja ishte e fituar, nisur nga gjithë praktika e vetë KPA-së…”, u shpreh Balla pas vendimit.

Alfred Balla u zgjodh në KLP nga Kuvendi, si kandidat i propozuar nga shoqëria civile. Në 2007-ën, ai ka mbajtur postin e këshilltarit ligjore të Gjykatës së Lartë.

Etiketa: alfred ballaKLP

Lajme të lidhura

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
Para
Vetëvrasja e polices, lirohet nga qelia i dashuri i arrestuar pas fshirjes së bisedave

Vetëvrasja e polices, lirohet nga qelia i dashuri i arrestuar pas fshirjes së bisedave

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com