GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

KLSH e kapi në mashtrim, ndërsa Lali Eri i fut në xhep 220 MLN lekë Klodian Alimadhit për një mur rrugice

13:48 - 28/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lali Eri edhe për një rrugë të plasaritur do të shpenzojë 220 milionë lekë! Kryetarin nuk e zinte gjumi sepse rruga “Fair Hadushaj”

Lali Eri edhe për një rrugë të plasaritur do të shpenzojë 220 milionë lekë! Kryetarin nuk e zinte gjumi sepse rruga “Fair Hadushaj”

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lali Eri edhe për një rrugë të plasaritur do të shpenzojë 220 milionë lekë! Kryetarin nuk e zinte gjumi sepse rruga “Fair Hadushaj” në Kombinat, që duket në foto, ka rrëshqitje gjatë shirave duke u bërë problematike. Pasi e ka paguar studio projektuese dhe grupe teknike që kanë bërë llogaritë, ka zhvilluar tenderin me objekt “Rehabilitimi i Emergjencës Civile, Muri Mbajtës rruga Fair Hadushaj’, për të cilin do të shpenzohen 220 milionë lekë.

Sipas përshkrimit në relacionin teknik, kësaj rruge do t’i ndërtohet një mur mbrojtës që të pengojë rrëshqitjet e dherave, pasi janë kthyer në një pikë të rrezikshme.

“Qëllimi i këtij studimi është njohja e ndërtimit gjeologjik-litologjik i sheshit të ndërtimit ku ka ndodhur fenomeni i rrëshqitjes. propozuar për projektimin e murit me pilota në, në zonën e Kombinatit”, theksohet në dokument.

Në fakt riparimi i kësaj rruge është një proces normal që nuk ka pse të quhet “emergjencë civile”. Madje bashkia e Lali Erit duhet ta mirëmbante rrugën, jo ta linte në këtë gjendje. E vetmja “emergjencë” është pangopësia e kryebashkiakut të Tiranës e shoqëruar me abuzimin me tenderat. Më poshtë është projekti i porositur dhe i firmosur nga Erion Veliaj për rregullimin me mur mbajtës të kësaj rrugice.

 

Tender me “Flamur të Kuq”

A mund të qëllojë që të zhvillohet një tender me fond 220 milionë lekë dhe kompanitë e ndërtimit të tregohen indiferente, ta “bojkotojnë”? Në mes të Tiranës, paska mbetur vetëm një kompani që ta bëjë këtë punë. Kjo ndodh kur operatorët ekonomikë e dinë shumë mirë se kujt do t’i jepet tenderi dhe nuk duan të prishin raportet me zyrtarët e bashkisë.

Gara është lënë e hapur për 15 ditë, por vetëm firma “G . A . C” shpk ka paraqitur një ofertë. Pa dyshimin më të vogël menjëherë procedurat duheshin anuluar, për shkak të mungesës së konkurrencës.

Me siguri kjo punë ishte mbyllur me kohë nga Lali Erit, prandaj më datë 19 shtator 2024, kur parashikohej të mbahej gara, është shpallur fituese firma “G . A . C” shpk me pronar Klodian Alimadhin. Për këtë Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e kuq”, që është sinjal i riskut të korrupsioni dhe shpërdorimit të fondit.

 

Kompani mashtruese

Kompani që ka marrë besimin e Lali Erit për këtë punë publike, është kapur në mashtrime më herët nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Pas auditimit, në vitin 2023 është publikuar një raport ku theksohet se kompania “G.A.C” me administrator dhe pronar Klodian Alimadhi ka abuzuar me zbatimin e kontratës me vlerë 1 milionë USD, me objekt zgjerimi i sistemit të lokalizimit të defekteve në linjat e tensionit të lartë të dhënë nga OST, duke përfituar padrejtësisht paratë për punë të pakryera.

Sipas informacioneve, kompania G.A.C fitoi në vitin 2020 tenderin 1 milionë USD me firmën e drejtorit të OST, Skerdi Drenova, një zyrtar publik i lakuar për abuzime me vlerë miliona euro.

Në këtë procedurë Klodian Alimadhi ka konkurruar me veten e tij, pasi nuk ka pasur pjesëmarrës të tjerë në garë. Si rrjedhojë, siç evidentohet në dokumentin më poshtë, diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese ishte qesharake.

Si mos të mjaftonte oferta fituese në kufirin e fondit limit, pra fitimi që në procedurë, kompania G.A.C ka mashtruar edhe me zbatimin e kontratës, duke thelluar vjedhjen, duke ndarë me sa duket paratë me drejtorin e OST, përgjegjës për monitorimin e zbatimit të kontratave që i firmos vetë. Pra, i miku i Skerdi Drenovës është ftuar për lojë tenderash këtë radhë nga Lali Eri për fondin 220 milionë lekë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Erion VeliajKLSHkompani mashtruesellai erired flagrrugatender abuzim

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Berisha për Salianjin: Natë e zezë për shqiptarët, por natë feste për vëllezërit narko-trafikantë Xhafaj

Berisha për Salianjin: Natë e zezë për shqiptarët, por natë feste për vëllezërit narko-trafikantë Xhafaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier
Aktualitet

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

09:15 - 11/01/26

Aktualisht në qarkun e Fierit reshjet e shiut kanë ndaluar ndërsa nuk raportohet për akse të bllokuara. Ndërkohë prurjet në...

Lexo më shumë
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

09:07 - 11/01/26
Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

09:01 - 11/01/26
Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com