GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLSH kap me shkelje Margaritin për projektin e ish-Kinostudios

11:50 - 30/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
KLSH kap me shkelje Margaritin për projektin e ish-Kinostudios
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kapur në shkelje ministren e Kulturës Elva Margariti, për projektin për rivitalizimin e ish-Kinostudios “Shqipëria e re”.

KLSH audituar tenderin mbi këtë projekt me fond 155,008,461 lekë pa TVSH, zhvilluar më datën 15 gusht 2022, pas anulimit më 21 qershor të atij viti.

Nga auditimi, KLSH ka konstatuar se, ka pasur abuzime me vendosjen e kritereve për operatorët. Sipas KLSH, nuk janë argumentuar kriteret kualifikuese dhe një pjesë e tyre nuk janë në përpjesëtim me aftësinë zbatuese, natyrën dhe vlerën e kontratës.

“Kriteret Kualifikuese janë konstatuar në kundërshtim me VKM nr. 425 datë 27.05.2020 “Për procedurat e përzgjedhjes së subjekteve të pajisura me licence për projektim, zbatim, mbikëqyrje dhe kolaudim në pasuritë kulturore, për kryerjen e Investimeve me fonde publike në pasuritë kulturore” pika 17.

Sipas shpalljes, në pikën 3.5 kërkohet që Operatori Ekonomik për realizimin e punimeve duhet të ketë 1 Arkitekt Peizazhi dhe 1 Inxhinier Pyjesh. Por kjo kërkesë nuk është në përputhje me natyrën e kontratës, pasi në hapësirën ku do të zhvillohet projekti nuk është e nevojshme një arkitekt peizazhi, për shkak se projekti është i realizuar nga projektuesi dhe duhet vetëm të zbatohet nga ofertuesi me anë të inxhinierëve zbatues që ai disponon”, shprehet KLSH.

Për sa i përket kërkesës për një inxhinier pyjesh nuk është e nevojshme dhe në përputhje me natyrën e prokurimit, për shkak se në ambientet e jashtme të Ministrisë së Kulturës nuk ka pyll por thjesht një hapësirë e gjelbër.Më tej theksohet se në pikën 3.7. kërkohet që Operatori ekonomik duhet të paraqesë licencë të vlefshme (Licence, Kodi III.7.A për

“Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me pyjet dhe/ose kullotat”), e cila është në kundërshtim me pikën 17 të VKM nr. 425 datë 27.05.2020 për shkak se në hapësirën e gjelbër të Ministrisë së Kulturës, nuk ka as pyje e as kullota që ky kriter të ishte i domosdoshëm për realizimin e procedurës së prokurimit.

Me shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm nr. 1055/1, 1055/2, 1055/3 Prot., datë 01.03.2021, u drejtohet operatorëve G.L, G dhe E.K për të paraqitur ofertat e tyre në lidhje me procedurën me objekt “Rivitalizimin dhe përmirësimin e hapësirës së gjelbër” të territorit të ish – Kinostudios Shqipëria e Re. Referuar rregullores së deleguar të BE- së nr. 1268/2, përcaktohet se për fondet deri 300,000 euro pa TVSH, realizohen me procedurë ftesë për ofertë. KVO ka kryer vlerësimin e ofertave në datë 01.04.2021, ku kanë marrë pjesë 3 operator ekonomik me të dhënat si më poshtë: Kontrata për zhvillimit e procedurës me objekt “Rivitalizimin dhe përmirësimin e hapësirës së gjelbër” të territorit të ish – Kinostudios Shqipëria e Re, është një kontratë sipas modelit Lump Sum.

Nga auditimi i dokumentacioneve të vëna në dispozicion të operatorit të shpallur ftues G.L konstatohet: Oferta ekonomike rezulton e pasaktë duke mos vendosur çmimet në të gjitha zërat e preventivit. Rreth 1/3 e zërave të preventivit u mungon oferta e çmimeve përkatëse. Vlera në total e çmimeve të ofertuar në 2/3, rezulton sa vlera e ofertës që është shpallur fitues. Oferta ka rezultuar me gabime dhe të paplotësuara me çmime por nuk është s’kualifikuar nga KVO, për shkak të kontratës çmim total. Nga KVO nuk janë kërkuar sqarime ose argumentime për këtë fakt të cilat më pas kanë sjellë veprime në kundërshtim me kontratën gjatë ekzekutimit të punimeve”, shprehet KLSH.

Po ashtu thuhet se midis Ministrisë së Kulturës dhe operatorit ekonomik “G.L.” shpk është lidhur kontrata për punë publike nr. 1962 prot., datë 14.04.2021 me objekt “Rivitalizimi dhe përmirësimi i zonës së gjelbër – Parku i Artit, Ministria e Kulturës” me vlerën e kontratës 356,049 Euro me TVSH.

Me shkresën nr. 20/1 prot., datë 12.04.2022 operatori ekonomik i është drejtuar mbikëqyrësit, ku kërkohen zëra të rinj punimesh me argumentin e mos parashikimit të zërave të nevojshëm në kontratë dhe përmirësime të projektit të propozuar nga kontraktori. Preventivi i rishikuar i punimeve dhe impakti financiar i volumit të shtuar është në masën 15% të vlerës fillestare në vlerën 5,493,869 lekë.

Me amendimin nr. 2, nr. 2147 prot., datë 14.04.2022, nga AK dhe OE, është nënshkruar ndryshimi i kontratës duke rishikuar çmimin dhe rritur vlerën e kontratës në shumën 339,608 Euro pa TVSH ose 407,530 Euro me TVSH dhe afati i përfundimit të punimeve është përcaktuar data 31.05.2022.

Pra shtesa e vlerës së kontratës është në shumën 42,900 euro pa TVSH (339,608 euro – 296,708 euro) ose 51,480 Euro me TVSH. Por sipas KLSH, amendimi i kontratës është në kundërshtim me Kushtet e Përgjithshme dhe të Veçanta të kontratës së punimeve nr. 1962 prot., datë 14.04.2021 pasi si, konstatohet është tjetërsuar lloji dhe tipi i kontratës, nga Lump-Sum (çelësa në dorë) në kontratë me çmim njësie, duke përfituar operatori ekonomik një vlerë shtesë prej 51,480 Euro me TVSH, të pa ofertuar, argumentuar dhe të pa mbështetur ligjërisht.

 

Etiketa: KinostudioKLSHKryesore1

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Para
Shiste kanabis afër shkollave në Kombinat, arrestohet 24-vjeçari

Shiste kanabis afër shkollave në Kombinat, arrestohet 24-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com