GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

KLSH kap në shkelje Bashkinë e Durrësit, zbulon 767 mln lekë dëme në 18 tendera

16:08 - 22/01/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
KLSH kap në shkelje Bashkinë e Durrësit, zbulon 767 mln lekë dëme në 18 tendera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Durrësit është kapur në shkelje nga Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku janë konstatuar shkelje dhe abuzime të shumta në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga kjo bashki. Periudha e auditit është nga korriku i vitit 2017 e deri në qershor të vitit 2020.

Në dokumentin zyrtar të KLSH, thuhet se ky institucion ka përdorur pa efektivitet mbi 2 miliardë lekë nga fondet publike dhe ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 767.7 milionë lekësh në të paktën 18 raste.

Dëmi është shkaktuar si pasojë e shpalljes së fituesit në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, madje në raport theksohet se në vlerësimin e dokumenteve të kompanive pjesëmarrëse në garë është vepruar me dy standarde.

Ndërsa shkeljet e kompanive fituese lidhen me mosplotësimin e numrit të punonjësve, deklarimin e rremë për mjetet dhe stafin që disponojnë dhe në disa procedura makineritë dhe punëtorët e tyre janë të angazhuar në dy ose më shumë objekte. Më tej në raportin e KLSH thuhet se në 7 kontrata nuk plotësoheshin kriteret e veçanta teknike për kualifikim për realizimin e objektiveve.

Ndërkohë, në 3 të tjera nuk është kryer oponenca teknike për vepra me vlerë mbi 100 milionë lekë, duke vënë kështu në diskutim cilësinë e projekteve të ndërtimit dhe koston e tyre. Një tjetër problematikë e konstatuar lidhet me objektet e financuara nga fondet publike, të cilat janë prokuruar dhe janë dhënë për sipërmarrje ndërtimi pa leje ndërtimi.

Etiketa: Bashkia DurresdemeKLSHkryesore2Lekepublikshkelje

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Iliri akuzon Arjolën: Unë ta kuptoj pozicionin, je thjesht një mike midis dy ish-miqsh

Iliri akuzon Arjolën: Unë ta kuptoj pozicionin, je thjesht një mike midis dy ish-miqsh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com